“Marrëveshja me Serbinë dhe eliminimi i krizave të brendshme i hapë rrugë investitorëve”
Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 14 January 2023
Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë thonë se një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të shmangte krizat e ngjashme me ato të fundvitit të kaluar në veriun e vendit që lanë pas vetes pasoja negative në aspekte të ndryshme ekonomike e posaçërisht në nxitjen e investimeve të huaja.
“Një sfidë që ne e shohim dhe urojmë të mos ndodhë është përsëritja e krizave të mundshme në aspektin e sigurisë siç i kemi parë në fund të vitit 2022 meqë ato pastaj ndikojnë edhe në gjendjen e përgjithshme edhe sa i përket konsumit e nivelit të besueshmërisë që qytetarët mund të kenë në përgjithësi por edhe në imazhin e vendit karshi investitorëve të jashtëm por edhe nxitjen ose pengimin e investime të jashtme”, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.
“Fundviti na gjeti me një problem tjetër, me një sfidë tjetër që ishte në Mitrovicë edhe që ndikoi edhe te biznesi sidomos te aspekti i investitorëve sepse Serbia në këtë drejtim kujdeset shumë mirë që të krijojë sa më shumë negativitet për Kosovën dhe pasiguri, ndërkohë që siguria ekziston në Kosovë për investime”, thotë Skender Krasniqi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Zeka, thotë se përmbyllja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe rrjedhimisht eliminimi i krizave të brendshme do të pasqyronin qëndrueshmëri për investitorët e mundshëm të huaj në Kosovë.
“Për shkak se në rastin tonë një çështje e tillë e pazgjidhur natyrisht se ndikon edhe në aftësinë tonë për të bindur investitorët seriozë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Investitorët e sidomos kompanitë e mëdha globale përgjatë analizave të tyre natyrisht që marrin parasysh faktorët politik edhe çështjet e hapura të politikës së jashtme të Kosovës në këtë rast na pamundësojnë që të bindim investitorët seriozë që të vijnë”, thotë ai.
Nxitja e investimeve të huaja në Kosovë vlerësohet si një nga sfidat ekonomike për vitin 2023, krahas problemeve me shkallën e lartë të inflacionit të nxitur nga agresioni rus në Ukrainë.
Ekspertët thonë se kriza ekonomike në vend pritet të vazhdojë edhe këtë vit, me gjithë parashikimet se shkalla e inflacionit pritet të bie nga fundi i vitit apo fillimi i vitit të ardhshëm.
“Ajo çfarë mund të presim të shohim edhe më tej është një vazhdim i normave të larta të inflacionit edhe përgjatë vitit 2023, sidomos në tre çerek mujorët e parë të vitit, pastaj ndoshta një fillim të stabilizimit të çmimeve nga fundi i këtij viti dhe ndoshta rregullim të plotë në fillim të vitit 2024. Kjo mund të jetë një nga sfidat më të mëdha, sfida pra e kostos së lartë të jetesës me të cilët qytetarët e vendit janë përballur edhe përgjatë vitit të kaluar”, thotë Zeka.
Pasojat e kësaj situate do të pasqyrohen në aspekte të ndryshme të ekonomisë së vendit, thotë ai.
“Kjo pastaj ndikon edhe në fuqinë blerëse, në qarkullimin e bizneseve, në aftësinë e tyre për të ruajtur vendet e punës, aftësinë e bizneseve për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe rrjedhimisht edhe në aftësinë e shtetit për të mbledhur të hyra buxhetore. Kjo pastaj mund të përkthehet në më pak shërbime publike, në më pak investime kapitale, gjë që ndoshta në rrethana tjera në këtë vit nuk bën dallim sepse edhe në vitin e kaluar investimet kapitale të zbatuara nga ana e shtetit kanë qenë në minimum, kështu që shpresojmë që së paku në këtë aspekt do të kemi një përmirësim gjatë vitit 2023”, thotë ai.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skender Krasniqi, tha se qeveria duhet të përqendrojë politikat e saj në rritjen e prodhimit vendor, për të ulur shkallën e inflacionit e cila është pasojë e trendeve globale dhe prek më shumë vendet me import të lartë si Kosova.
“Shpresojmë që qeveria meqë ka një buxhet më të mirë se vitet e kaluara do të investojë më shumë në prodhimin vendor dhe në krijimin e klimës dhe ofertave për të investuar në Kosovë në mënyrë që të kemi rritje dyshifrore, çdo rritje një shifrore praktikisht e len në zero zhvillimin ekonomik, nuk është e mjaftueshme rritja njëshifrore për shkak se kemi papunësi jashtëzakonisht të madhe”, tha ai.
Banka Botërore në një raport të publikuar të martën mbi ekonominë globale, ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon në vitin 2023, përkatësisht 3.7 për qind. Por, sipas të dhënave të këtij raporti gjatë vitit 2021 Prodhimi i Brendshëm i Kosovës vazhdoi të jetë më i ulëti në rajon, saktësisht 5 mijë e 269 dollarë për kokë banori.
Të tjera
-
Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje
Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca...
-
Deputetja Ganimete Musliu thërret konferencë për media
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se s...
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...