Lajme

Anulohen dy konkurse për mësimdhënës në Vushtrri, pas ankesave të VV-së (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 13 January 2023

Drejtoria e Arsimit në komunën e Vushtrrisë ka anuluar konkursin për edukatore në cerdhen publike pas ankesave të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Po ashtu është anuluar edhe konkursi për mësimdhënës në lëndën e kimisë në gjashtë shkolla të komunës, njofton Klankosova.tv.

“Shkelje ligjore dhe të paprecedente kanë ndodhur në konkursin për mësimdhënës në lëndën e Kimisë të datës 08.09.2022, ku në bazë të dokumenteve zyrtare të siguruara nga Qendra jonë, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrrisë, në këtë konkurs e “ka kaluar” në testin me shkrim një kandidat që fare nuk i është nënshtruar testit me shkrim dhe të njëjtin e ka futur në intervistë dhe më pas e ka përzgjedhur si fitues të konkursit në fjalë”.

-Advertisement-

“Pas ankesave të kandidatëve mbi këto shkelje Komisioni i Ankesave ka vërtetuar se shkeljet e bëra nga vetë Drejtoria e Arsimit në këtë konkurs duke e anuluar të njëjtin. Kjo ka bërë që 6 shkolla të mbesin pa mësimdhënës në lëndën e kimisë në pothuajse komplet gjysmëvjetorin e pare të vitit shkollor 2022/2023” thuhet në njoftimin e degës së VV-së në Vushtrri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera