NATO do të zhvendosë avionët e zbulimit në Rumani
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 13 January 2023
NATO po zhvendos disa prej avionëve të saj të zbulimit në Rumani, të cilët aktualisht gjenden në Gjermani. Këta avionë do të jenë më afër territorit të Ukrainës, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e këtij shteti.
Avionët e zbulimit me Sistemin Ajror të Paralajmërimit dhe Kontrollit (AWACS) pritet të arrijnë në Bukuresht të martën “për të mbështetur prezencën e përforcuar të aleancës në rajon dhe për të monitoruar akvititetin ushtarak rus”, tha NATO përmes një njoftimi.
Avionët AWACS, që zakonisht janë të stacionuar në perëndim të Gjermanisë, do të stacionohen në bazën e forcave ajrore rumune në Otopeni afër Bukureshtit, rreth 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Këta avionë do të qëndrojnë në Rumani – shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian – për disa javë.
“Teksa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshime lidhur me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
“AWACS-ët tanë mund të zbulojnë avionët nga qindra kilometra largësi, duke i bërë ata një aftësi kyçe për parandalimin dhe qëndrimin e mbrojtjes të NATO-s. E falënderojmë Rumaninë që do të pranojë avionët, shtet i cili jep një kontribut të rëndësishëm për paralajmërimin tonë të hershëm”, shtoi ajo.
Rreth 180 pjesëtarë të personelit ushtarak po ashtu do të dislokohen në bazën në Otopeni. NATO nuk ka specifikuar se sa prej 14 avionëve të saj AWACS, që aktualisht gjenden në Gjermani, do të dërgohen në Rumani. Por, sipas burimeve, Dpa ka mësuar se tre avionë do të dërgohen në Rumani.
Avionët AWACS dhe radarët që kanë, janë në gjendje të zbulojnë dhe identifikojnë avionë të tjerë në një distancë prej më shumë se 400 kilometrash. Këta avionë po ashtu mund të dërgojnë informacione tek avionët e tjerë.
Në të kaluarën, avionët e tillë janë përdorur gjatë operacioneve kundër grupit militant, Shteti Islamik, apo në Afganistan.
Të tjera
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...