Jabllanoviq: Asociacioni s’duhet të prish ekuilibrin mes komuniteteve në 10 komunat me shumicë serbe
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/01/jabllanoviq.png)
Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 12 January 2023
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është rikthyer në qendër të diskutimeve për shkak të presionit të madh ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për filluar diskutimet për krijimin e tij. Por a është zgjidhje për serbët që jetojnë në Kosovë një Asociacion multi-etnik dhe a është synim final i Serbisë dhe serbëve në Kosovë keqpërdorimi i Asociacionit siç ka ndodhur me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë?
Për këtë çështje, për largimin e serbëve nga institucionet dhe për qasjen e Beogradit ndaj ministrit Nenad Rashiq dhe politikanes Rada Trajkoviq, në një intervistë për Gazetën Express ka folur politikani serb dhe ish-ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq.
Jabllanoviq thotë se me Asociacionin synohet të ruhet multi-etniciteti i shoqërisë në Kosovë dhe sipas tij në rast se krijohet, Asociacioni në asnjë formë s’guxon të kontestojë faktin se në dhjetë komunat me shumicë serbe ka edhe shqiptarë, boshnjak, goran e romë.
Për situatën e krijuar gjatë dhjetorit në veri dhe barrikadat, Jabllanoviq thotë se ato tregojnë se “Lista Serbe” s’kujdese për qytetarët, sigurinë dhe lirinë e lëvizjes por vetëm për interesat e kriminelëve që i kanë në parti dhe bizneseve që i mbrojnë.
Daljen nga institucionet e konsideron si gabim të madh të serbëve, derisa shton metoda te Beogradit të përdorura kundër Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq janë përndjekje dhe terror politik meqë ata s’pajtohen me politikën e Beogradit zyrtar.
Gazeta Express: Si një politikan dhe përfaqësues i serbëve në Kosovë, a është e pranueshme për ju që Kosova të themelojë një Asociacion multi-etnik, pra jo vetëm një Asociacion të veçantë për serbët?
Aleksander Jabllanoviq: Qëllimi i Asociacionit është që të mbajë një shoqëri multietnike në Kosovë, në mënyrë që serbët të kenë liri më të madhe në marrjen e vendimeve të caktuara dhe krijimin e politikave lokale. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk guxon të kontestojë faktin se në dhjetë komuna me shumicë serbe ka edhe shqiptarë, boshnjakë, romë goranë. Besoj që Asociacioni s’do të prishë dhe nuk duhet të prishtë ekuilibrin lokal që ekziston në mes të ndërmjet njerëzve dhe komuniteteve, sepse kjo nuk është në interesin e serbëve.
Gazeta Express: Kur flitet për Asociacionin, gjithmonë ekziston frika që ai mund të keqpërdoret. A është synimi final i Serbisë dhe serbëve të Kosovës keqpërdorimi i tij sikur që bëhet në Bosnjë me Republika Srska’n. Nëse jo, në opinionin tuaj cila do të ishte mënyra më e mirë për ti adresuar problemet e komunitetit serb në Kosovë?
Aleksander Jabllanoviq: Të gjithë popujt në Ballkan janë “gati” që të abuzojnë me institucionet dhe pushtetin dhe ky është realiteti ynë fatkeqësisht. Mendoj se dhënia e kompetencave ekzekutive për Asociacionin nuk krijon një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë, por në atë mënyrë serbëve do t’iu jepej dhe do të tregohej një besim i madh që nuk do të çonte në mosfunksionim të institucioneve. Askush në Kosovë, veçanërisht serbët, s’kanë nevojë për një Bosnje të re dhe institucione jofunksionale. Synim i serbëve nuk është konflikti i mëtejshëm me shqiptarët, por jeta e përbashkët duke respektuar disa nga dallimet që padyshim i kemi. Mendoj se mënyra më e mirë për serbët dhe për Asociacionin është komunikimi dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejt me Qeverinë e Kosovës dhe krijimi i besimit, i cili aktualisht nuk ekziston në asnjërën palë.
Gazeta Express: Aktualisht kur po flasim, komunat në veri janë pa kryetarë, policët, gjyqtarët dhe prokurorët janë dorëhequr. Në pikëpamjen tuaj, a ishte kjo lëvizje qysh në fillim e gabuar dhe cila do të ishte zgjidhja meqë ndërkombëtarët kërkojnë kthimin ne institucione?
Aleksander Jabllanoviq: Lista Serbe luan në mënyrë të pandershme me të drejtat e serbëve në Kosovë. Ata besojnë se janë mbi ligjin dhe se ligji nuk i detyron. Ngjarjet e fundit dhe barrikadat që janë vepër e Listës Serbe tregojnë se ata nuk kujdesen për njerëzit dhe sigurinë e tyre dhe lirinë e lëvizjes, por vetëm për interesat e kriminelëve që janë pjesë e saj dhe bizneset e të cilëve ata i mbrojnë. Dorëheqjet e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve janë një gjë normale në politikë. Mirëpo, braktisja e institucioneve (gjykata, policia, administrata,…) paraqet një gabim të madh dhe dëmton në radhë të parë serbët në veri. Ai vendim është thellësisht i gabuar dhe zhbën të gjitha përpjekjet e serbëve dhe shqiptarëve dhe BE-së dhe SHBA-së që nga viti 2013. Zgjidhja e këtyre problemeve me listën “Srpska” nuk është e mundur. Zgjidhjen e shoh në ardhjen në pushtet në veri të njerëzve të rinj dhe opsioneve të reja politike, më të pavarura se Lista Serbe.
Gazeta Express: Si i keni parë reagimet e qeverisë në Serbi ndaj Rada Trajkoviq dhe ministrit Nenad Rashiq. Zonja Trajkoviq ishte ndaluar për orë të tëra në Merdarë vetëm pse kishte vendosur që të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës në atë moment kur Lista Serbe hoqi dorë?
Aleksander Jabllanoviq: Reagimi i Beogradit ishte i pritshëm dhe nuk është asgjë e re. Besoj se metoda të tilla janë aplikuar që nga viti 2017. Ato janë pasqyrë e një regjimi jodemokratik të SNS-së dhe SPS-së dhe synojnë të trembin dhe të vështirësojnë lëvizjen e njerëzve ndaj të cilëve zbatohen këto metoda. Këto janë tërësisht metoda të përndjekjes dhe terrorit politik, dhe është e vërtetë që Trajkoviq dhe Rashiq janë të ekspozuar ndaj tyre sepse nuk ndjekin politikën e Beogradit zyrtar.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/03/1.jpg)
Të tjera
-
Naim Murselit, Kushtrim Kokkalës e Granit Plavës u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën...
-
Gruda për takimin e Hisen Berishës me Martin Berishajn: Personalisht mendoj se është një gjë e gabuar
Përparim Gruda nga PDK, në konferencën e sotme për media, është pyetur për ta...
-
Fondaj në Hagë: Vetëm dy herë jam takuar me Selimin gjatë luftës
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Kurtesh Fondaj tha se kishte pasur ...
-
Vogel: Takimi Kurti-Vuçiq, thjesht performancë
Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) nga Kës...
-
“Pa fajin e tij, pa menduar për pasojat…”- Aktakuzë ndaj Andi Pajazitit për vrạsjen e vitit të kaluar në “Bon Vivant”
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lid...
-
BIK: Sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sonte në mbrëmje do të arrijë në Ko...
-
Ministria e Punëve të Jashtme hap tender 700 mijë euro për blerjen e biletave të aeroplanit
Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur një tender për blerjen e disa biletave...
-
“Ai është i çmendur”/ Ish-punonjësja e presidencës amerikane zbulon të fshehtat e Trump: Bënte shaka për furrat naziste përpara drejtuesve hebrenj
Një ish-punonjës i organizatës së presidencës ka deklaruar se Donald Trump di...
-
Disa tifozë shqiptarë u përleshën mes vete në ndeshjen kundër Spanjës
Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë e përfundoj rrugëtimin në “EURO 2024”. “Kuq...
-
Lirohet Julian Assange, kthehet në Australi pas një beteje ligjore 12-vjeçare
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka pranuar të pranojë fajin për një ak...
-
“Një kriminẹl luftẹ në Kosovë iu mbajti ligjeratë nxënësve, tjetri ftohet në median e kontrolluar nga Vuçiq”
Dario Kordiq, një kriminel lufte i dënuar me 15,000 ndjekës në Facebook. Ai u...
-
Fushë Kosovë: Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë
Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jetë të hënën në Fushë Kosovë...