Bislimi: Nëse Serbia s’tregon konstruktivitet deri në mars për dialogun, Kosova nis shqiptimin e gjobave për targat ilegale

Autori: Gazeta inFokus
20:53 | 11 January 2023
Kreu i ekipit negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, për propozimin franko-gjerman, ende nuk është mbajtur, përkundër premtimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së.
Edhe pse nuk ka zbuluar detajet e propozimit, ai ka deklaruar se plani “de jure” e mbështet qëndrimin e Serbisë se nuk duhet të ketë njohje reciproke në këtë moment.
Pyetur për deklaratën e kryeministrit Kurtit se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të përfundojë në mars ose prill, ai tha se nëse deri atëherë Serbia nuk tregohet konstruktive në dialog, kjo do të thotë se procesi i nisur më 23 nëntor do të pezullohet.
“Sa është reale është një pyetje tjetër, por marrëveshja e nënshkruar, pra e arritur më 23 nëntor, caktoi afatin se kur duhet mbajtur mbledhja e radhës e grupit special për normalizimin në Kosovë dhe BE. Prandaj, tashmë është rënë dakord që takimi të bëhet në fund të muajit mars. Kjo është arsyeja që zoti Kurti përmend fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes. Nëse deri atëherë e kuptojmë se Serbia nuk ka ndërmend të jetë konstruktive gjatë dialogut, kjo do të thotë se procesi i nisur më 23 nëntor do të pezullohet dhe Kosova do të mund të vazhdojë të shqiptojë gjoba për targat ilegale që ende lëvizin nëpër Kosovë”, është shprehur Bislimi në një intervistë për Euronews në Serbi.

Të tjera
-
KQZ: Dje janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotimet, bëhet fjalë për ato të Vushtrrisë
Të hënën në QNR, me vendim të KQZ’së, janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotimet. ...
-
Mëngjesi nis dhụnshëm në Prishtinë- Rrạhje me boḳsa e shqelma mes disa qytetarëve në komunikacion
Disa persona janë përfshirë në një rrahje të martën në Prishtinë. Koha ka ...
-
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me paraburgimin
Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në...
-
Rama: Raportimet se kryeqyteti ka 80 milionë euro borxhe janë të pasakta, krijojnë perceptim të gabuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka thënë se raportimet e fundi...
-
Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për “ofrim të materialit pọṛnọgrafik të personave nën moshën 16 vjeç”
Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se u ka dërguar dis...
-
Rutte: Ajo që ndodhi në BeH dhe Kosovë, nuk duhet të ndodhë më kurrë
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NAT...
-
Një person dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit, policia nis hetimet
Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas p...
-
Sekuestrohen dy ạrmë zjạrri në Prishtinë
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pas një bastisjeje në një shtëpi në rru...
-
Studentët bllokojnë hyrjet e dy televizioneve në Beograd dhe Novi Sad
Në kuadër të protestës masive të studentëve në Serbi, ndërtesa e Radioteleviz...
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s niset për në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ka arritur mëngjesin e sotëm n...
-
Kryetari i Ferizajt del me apel: Mos ndizni zjạrre fushore e malore ose veprojmë me forcën e ligjit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë apel që të bëhet kujdes i ...
-
Haradinaj kujton demonstratat studentore të 11 marsit: Rinia heroike tregoi se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar demostratat studentore të 11 marsi...