Gjilani nis manifestimin “Flaka e Janarit” – nderohen të rënët për liri

Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 11 January 2023
Me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet, Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, që është i 32-ti me radhë, që organizohet në nderimin e të rënëve për liri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi bëri homazhe me bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e institucioneve tjera, ka deklaruar se gjatë janarit kjo komunë nderon të rënët për liri përmes vlerave kulturore të këtij manifestimi.
“Po e fillojmë sot manifestimin mbarëkombëtar ‘Flaka e janarit”. Është data 11 janar kur tradicionalisht bëjmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Bashkë me nënkryetaren, drejtorët komunal, deputetë ministra, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e veçanërisht familjarë të dëshmorëve, sot kemi nderuar të rënët për liri”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai shtoi se shpreson dhe uron që ky vit do të shkojë mbarë e mirë dhe do të përmbushin agjendën e paraparë për edicionin e 32-të të këtij manifestimi kulturor mbarëkombëtar.
I pranishëm në homazhe ishte edhe Ahmet Isufi, ish komandant i ZOK-ut, i cili ka thënë se sot me nder dhe krenari kujton rënien e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, nismëtarëve të parë të luftës për liri.
“Konsiderojmë se deri atëherë ka qenë një lëvizje e cila ka vazhduar me ngritjen e vetëdijes kombëtare, por Rexha dhe Nuhiu janë të parët që shkrepin armët në Kosovë për të dhënë sinjalin e rreshtimit pastaj edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me emrin e atyre, të gjithë ushtarët e Zonës Operative të Karadakut janë krenuar dhe kanë vazhduar luftën deri në liri. Në shenjë të përkujtimit të tyre, ne duhet të punojmë më shumë për t’i arritur idealet që i kanë synuar Rexha dhe Nuhiu”, ka thënë Isufi.
Përndryshe, agjenda vazhdon me vizita familjeve të heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, për të vazhduar në vizitë të Kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe vizitë në fshatin Bresalc “te Mejtepi” dhe në fshatin Përlepnicë, ku do të shfaqen video dhe ekspozitë fotografike dokumentuese si dhe një program artistik në kujtim të Flakës ndër vite, për të vazhduar me aktivitetet tjera kulturore të “Flakës ..” përgjatë ditës së sotme.

Të tjera
-
Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka kriti...
-
Kurti: Përherë mirënjohës NATO’s, vullnet i pathyeshëm dhe synim i pandryshueshëm që t’i bashkohemi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për viz...
-
Banka Botërore, 80 mln dollarë shtesë për transformimin digjital të sektorit publik në Shqipëri
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi të martën, një finan...
-
Personi i përfshirë në rastin e vëllezërve Bytyqi shihet në mesin e protestuesve pro-Vuçiqit në Beograd
Ish-komandanti i Xhandarmërisë të Serbisë, Goran Radosavleviq-Guri, ishte të ...
-
Trump thotë se do të flasë me Putinin dhe do ta ftojë Zelenskyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpreson që Rusia do të pranojë një...
-
Kanada i dorëzohet Trumpit, anulon tarifën prej 25 për qind
Kanadaja u dorëzua në betejën ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai...
-
Zelensky: I takon SHBA-ve të bindin Rusinë të pranojë ạrmëpushimin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar Donald Trump për “konst...
-
Sekretari i NATO’s Mark Rutte të enjten pritet në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të presë Sekretarin e Përgjithshëm të NA...
-
Garancia nga Rutte: Trumpi s’e largon Amerikën nga NATO e KFOR-i
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pasditen e së martës gjatë vizitës në Koso...
-
Osmani takon Këshillin e Atlantikut të Veriut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshillin e...
-
Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë Serbia duhet të jap p...
-
Sekretari Rubio pas ujdisë me Ukrainën për ạrmëpushimin: Tani topi është në fushën e Rusisë
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe sekretari amerik...