LDK: Vetëm fjalë dhe filma, Qeveria po i ikë përgjegjësive për të mbuluar paaftësinë qeverisëse

Autori: Gazeta inFokus
12:59 | 11 January 2023
Lidhje Demokratike e Kosovës ka komentuar videon propagandistike të VV-së që u publikuar ditën e djeshme, ku sulmonte opozitën dhe bizneset, ndërsa nga kjo parti theksojnë se pushteti duhet të merret me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.
Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi në konferencë për media lidhur me këtë video tha se pushteti dje iu kthye zanatit të vet, si të vetmin mjet të artikulimit politik, dhe se VV po i kthehet të kaluarës për t’i ikur përgjegjësive.
“Në sfidat që po kalojmë partia në pushtet merret me propagandë ne vend se të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Dje ishim dëshmitarë se si pushteti qe i ka krejt iu kthye zanatit të vet si të vetmin mjet te artikulimit politik. Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet të kaluarës për t’i ikë përgjegjësive dhe t’a mbulojë paaftësinë qeverisëse”, tha Halimi.
“Mungesën e rezultateve të partisë në pushtet më së miri e përjetojnë qytetarët, dështim në ekonomi, deshtim në shëndetësi, arsim. Kur flasim për ekonomi faktet flasin ndryshe, përgjatë dy viteve vetëm stagnim, ekonomia është ngulfatur. 700 milione euro më pak janë në qarkullim, inflacion mbi 20 %, sot produktet ushqimore jane dyfishuar, me shtrenjtë se vitin e kaluar ndërsa propozimet e LDK kundër inflacionit janë hedhur poshtë. E vetmja rritje importet nga Serbia”.
“Skandali tjetër që nderlidhet me serbine jane edhe 600 mije euro transfere nga GEN i Serbisë që s’dihet ku kanë shkuar dhe kënd e kanë financuar, ku përfshihen ambasadorë të pushtetit. Kur flasim për veriun janë 83 milionë euro për rrymen e shpenzuar atje. Shëndetësi s’ka, as penjë në spitale, mjeket infermieret anesesziologët po largohen drejt Evropës dhe sektorit privat. Për ta nuk ka as rritje pagash, nuk ka barëra as per të semurit me kancer”.
“Politika e Jashtme, asnjë njohje gjate dy viteve të Qeverisë ne pushtet, asnjë anetaresim në organizata nderkombetare, huqje të panumerta ne Twitter, skanadale të llojit të Martin Berishaj, dhe së fundmi natyrisht letra komike e Sveçles dërguar Gjermanise për pasaporta”.
“Në arsim veç për reforma nuk mund të flitet i vetmi “inovacion” ka qenë kyqja e shkollave me rrjet te internetit. Jemi në gjysme të mandatit vetëm 3 çerdhe janë ndërtuar”
“Lista e dështimeve shumë më e gjatë, s’ka drejtor në polici me muaj te terë, në energji 72 mije euro humbje cdo ditë, në drejtësi kemi vjedhje të provave, punësime të familjareve, kushërinjtë sishin vetëm për dasme por edhe për pozita shtetërore, s’ka rrugë e shkolla të reja, e as pasaporta s’ka, ka vetëm fjalë vetëm filma”

Të tjera
-
Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka kriti...
-
Kurti: Përherë mirënjohës NATO’s, vullnet i pathyeshëm dhe synim i pandryshueshëm që t’i bashkohemi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për viz...
-
Banka Botërore, 80 mln dollarë shtesë për transformimin digjital të sektorit publik në Shqipëri
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi të martën, një finan...
-
Personi i përfshirë në rastin e vëllezërve Bytyqi shihet në mesin e protestuesve pro-Vuçiqit në Beograd
Ish-komandanti i Xhandarmërisë të Serbisë, Goran Radosavleviq-Guri, ishte të ...
-
Trump thotë se do të flasë me Putinin dhe do ta ftojë Zelenskyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpreson që Rusia do të pranojë një...
-
Kanada i dorëzohet Trumpit, anulon tarifën prej 25 për qind
Kanadaja u dorëzua në betejën ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai...
-
Zelensky: I takon SHBA-ve të bindin Rusinë të pranojë ạrmëpushimin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar Donald Trump për “konst...
-
Sekretari i NATO’s Mark Rutte të enjten pritet në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të presë Sekretarin e Përgjithshëm të NA...
-
Garancia nga Rutte: Trumpi s’e largon Amerikën nga NATO e KFOR-i
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pasditen e së martës gjatë vizitës në Koso...
-
Osmani takon Këshillin e Atlantikut të Veriut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshillin e...
-
Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë Serbia duhet të jap p...
-
Sekretari Rubio pas ujdisë me Ukrainën për ạrmëpushimin: Tani topi është në fushën e Rusisë
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe sekretari amerik...