Haxhiu për videon e VV-së : Çka ka, çka s’ka po shihet, ka nepotizëm, korrupsion dhe keqqeverisje
Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 11 January 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ( PDK) Bekim Haxhiu ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila përmes kësaj video ka promovuar sukseset e Qeverisë Kurti. Në videon e postuar në faqen e saj zyrtare Lëvizja Vetëvendosje, tregon se “Çka ka çka s’ka këto 2 vite?”, duke pohuar se s’ka hajni e korrupsion.
Por Haxhiu ka thënë se në këtë Qeveri, ka politizim të institucioneve, nepotizëm, korrupsion dhe keqqeverisjes.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Çka ka , çka s’ka?
Ka politizim të institucioneve, nepotizëm, korrupsion dhe keqqeverisjes.
Nuk ka luftë kundër politizimit të institucioneve dhe nepotizmit.
Nuk ka luftë kundër korrupsionit, por ka keqqeverisje.
Ka gënjeshtra dhe mashtrime, nuk ka mbajtje të premtimeve.
LVV fitoi 50,24% me premtimet për luftë kundër politizimit të institucioneve publike, nepotizmit, korrupsionit e keqqeverisjes.
Në realitet përmes Qeverisë Kurti, LVV po legjtimon politizimin e institucioneve publike, nepotizmin dhe korrupsionin. Të gjitha këto dukuri po përpiqet t’i legjitimoj përmes Ligjit për Zyrtarët Publik.
LVV më nuk flet për nepotizëm dhe politizim të institucioneve, sepse ato tani po mbushen me familjarë e anëtarë të LVV-së, duke i quajtur ata “eksperta”, po që në fakt po dalin të jenë analfabetë funksional dhe të padijshëm.
LVV ka hequr dore edhe nga lufta kundër korrupsionit.
Kjo po dëshmohet përmes gjetjeve të auditorit ku ka evdientuar miliona euro keqperdorime (hajni), ndërsa Kurti nuk ka guxim t’i shkarkoi keqperdoruesit e parasë publike, por i mbron, i avancon dhe ua legjitimon korrupsionin.
Video e publikuar është e kësaj natyre, përpjekje për të legjitimuar keqperdorimet, nepotizmin, politizimin e institucioneve dhe korrupsionin.
Mesazhi i videos është: Ata keqpërdoren, edhe ne tani kemi të drejtë të keqpërdorim.
Përgjithësimi është përpjekje e legjitimit të dukurive negative në shoqëri.
.
Çka ka, çka s’ka po shihet në stagnimin e punës dhe zhvillimit të çdo sektori në Kosovë
Të tjera
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Milionat në ‘Trepçë’ nuk rikthejnë namin e saj
Në fund të tetorit të vitit 2023, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që të ...
-
Moti sot me diell dhe me vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kosovë, pri...
-
Joseph: Administrata Biden të caktojë një ‘emisar special për njohjen e Kosovës’ nga pesëshja e BE’së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...