Lajme

Çitaku: Pa një hall të madh Kryeministri e Presidentja s’do ta mbronin me kaq pasion Martin Berishajn

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 11 January 2023

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo tha se Kurti e Osmani po e mbrojnë me shumë pasion Berishaj, që sipas saj, nuk do e bënin pa një hall të madh.

“Një gjë është shumë e qartë, pa një hall të madh kryeministri dhe presidentja nuk do ta mbronin me kaq pasion ambasadorin Berishaj. E tërë kupola e shtetit i është vënë në mbrojtje. Nëse ata vërtetë besojnë në pafajësinë e tij, gjëja e parë që duhet ta bëjnë është lirimi nga detyra në mënyrë që prokuroria të jetë e lirë ta bëjë punën e vet”, tha ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera