Lajme

I biri i Xhafer Devës sot në Berlin paraqet padi për shpifje ndaj ambasadorit Jorn Rohde

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 11 January 2023

I biri i Xhafer Devës ka bërë të ditur se sot në Gjykatën e Berlinit në Gjermani do të paraqesë padi për shpifje ndaj Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Këtë njoftim Valdet Deva e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ambasadori Rohde ka bërë akuza të rreme ndaj figurës së babait të tij.

“Sot dorëzohet padia ndaj Ambasadorit Gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, për shpifje të rëndë ndaj figurës së Xhafer Devës. Padija dorëzohet në Gjykatën e Berlinit në Gjermani. Ambasadori ka vazhduar me akuza të rreme dhe të pabaza ndaj figurës së Xhafer Devës dhe ka marrë rolin e Guvernatorit duke na treguar se si të veprojmë me punët tona të brendshme. Është për keqardhje që as Ambasadori Rohde, e as kolegët e tij në Serbi, nuk reaguan kaq ashpër kur festohen dhe përkujtohen, Drazha Mihajloviqi ose Slobodan Milloseviqi, të cilëve edhe përmendore iu kanë ngritur në shumë vende në Serbi! Është turp i madh për qeverinë tonë që nuk ishin në gjendje as një fjalë ta thonë për këto akuza të pabaza për t’i treguar botës se shqiptarët mbrojnë të vërtetën dhe figurat më eminente të historisë sonë kombëtare”.

-Advertisement-

Valdet Deva ka treguar se si dëshmotarë në këtë padi do t’i ketë historianin Jusuf Buxhovin dhe ish-deputetin Faton Bislimin.

“Duhet cekur, se ne gjithmonë si popull do të jemi në miqësi të afërt me shtetin Gjerman dhe nuk harrojmë ndihmën që na u dha kur patëm nevojë më së tepërmi, por Ambasadori Gjerman Rohde, ka treguar qartë se është duke i shërbyer dikuj tjetër dhe jo shtetit dhe popullit bujar gjerman”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera