Lajme

Aksident në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, katër të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 10 January 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës. Avni Zahiti.

Ai tha se në këtë aksident janë lënduar katër persona.

-Advertisement-

“Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, tha Zahiti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera