Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë, avokati i A.K.: Do të ankohemi në Gjykatën e Apelit
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 09 January 2023
Azem Kurtaj, pjesëtar i FSK-së, të premtën është përfshirë në një ngjarje në komunën e Shtërpcës që përfundoi me plagosje të dyfishtë, e cila nxiti reagime të ndryshme në Prishtinë dhe Beograd. Mbrojtja e tij, Naim Ferati, tha të hënën për Gazetën Express se brenda afatit ligjor do të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë, i cili e la Azem Kurtajn në paraburgim për një muaj. Në njoftimin e gjykatës u tha se pjesëtari i FSK-së ka shtënë në drejtim të dy vëllezërve, por avokati tha së ai ka shtënë në tokë dhe jo në drejtim të tyre. Njësoj si avokati ishte shprehur edhe nëna e viktimës në ditën kritike.
Të plagosurit 11 vjeç e 21 vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa për ngjarjen ka deklarata të ndryshme.
Lidhur me këtë situatë ka folur të hënën për Gazetën Express, avokati Naim Ferati ku rithekson se Azem Kurtaj ka shtënë me armë zjarri në vetmbrojtje.
“Ne në afatin ligjor do të paraqesim ankesë në shkallën e dytë, në Gjykatën e Apelit, ku do të kundërshtojmë aktvendimin e gjykatë slidhur me caktimin e masës së paraburgimit për faktin se gjendja faktike e cila është paraqitur nuk është reale dhe është e gabuar. Për arsye se e gjithë ngjarja ka ndodhur rastësisht derisa i mbrojturi nga ana ime ishte duke udhëtuar bashkë me një shok të tij për në Brezovicë për të drekuar dhe gjendet në momente të bllokimit nga masa e qytetarëve në rrugë, i sulmuar aty për aty dhe duke qenë i rrezikuar nga sulmi serioz me qëllim që të largohet nga aty ka nxjerrë armën fillimisht me qëllim që të largohen dhe të ecë rrugës së tij. Por ka shtënë me armë me qëllim që të largohet masa dhe hera e dytë ka qenë në dsrejtim të tokës dhe asnjëherë nuk ka shtënë në drejtim të masës, prandaj gjendja që është paraqitur nuk është reale është e gabuar”, tha Ferati për Express.
Ai thotë se turma e ka sulmuar atë dhe klienti i tij ka qenë shumë real dhe i sinqert në deklarimet e tij.
“Ata e kanë sulmu në veturën që ka qenë ky, ka qenë i rrethuar dhe i bllokuar”.
I pyetur se për çfarë sulmi bëhet fjalë, avokati u shpreh “sulme kur personat të rrethojnë dhe provojnë me të goditë me mjete, e goditin veturën kështu që ky është sulm. Njeriu në kësi momente ndjehet i rrezikuar. Kjo ka ndodhur në vetmbrojtje”.
Avokati u shpreh se ky rast nuk ka asnjë motiv etnik apo qëllim.
“Kemi kundërshtu edhe kualifikimin që është në fazën paraprake i cili nuk do të qëndrojë shpresojmë deri në fund. Ka shtie në drejtim të tokës. Ndërsa pretendimet për mi dhanë ngjarjes epitete tjera, këto janë të paarsyshme”, përfundoi ai.
Edhe nëna e 11-vjeçarit që u plagos në Shtërpcë, ka deklaruar për mediat serbe se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, teksa plumbi ka goditur fëmijën e saj.
“Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmijën tim”, tha nëna e djalit të plagosur.
Por çka u tha në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, kur u bë i ditur lajmi për një muaj paraburgim ndaj Azem Kurtajt?
Azem Kurtaj u la në paraburgim nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, si: “vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28; përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 paragrafi 1; shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 6 janar 2023, në një fshat të Komunës së Shtërpcës, me dashje ka tentuar që t`i privoj nga jeta të dëmtuarit M.S. dhe S.S., në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe me të arritur në hyrje të fshatit, vëren disa qytetarë në skaj të rrugës dhe me qëllim që t`i largon, i njëjti bie borisë, në pamundësi që të lëviz tutje e ndal veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty e nxjerr revolen dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasoj e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin në Graçanicë. Gjithashtu, në kohë dhe vende të përshkruar si më lartë i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka përdorur armë me leje, në atë mënyrë përderisa ka qenë në veturën e tij, ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve M.S. dhe S.S., e që si pasoj e goditjeve të njëjtit pësojnë lëndime trupore, me ç` rast me rastin e kontrollit të kryer nga ana e Policisë së Kosovës, arma së bashku me dy karikator dhe 35 cipë fishekë i sekuestrohen”, u tha në njoftimin e gjykatës.
Tutje, sipas Gjykatës së Ferizajt “ekziston dyshimi i bazuar se më 6 janar 2023 në Komunën e Shtërpcës, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madhe për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij në pamundësi që të kyqet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revole shtënë pesë herë në ajër”.
Për këtë ngjarje të dielën u mbajtë edhe protestë në Shtërpcë.
Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.
Të tjera
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...