Gazetari Hoxha: Policia bastis vilën e Vis Martinajt në Surrel
Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 07 January 2023
Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije ditën e sotme se një numër i madh i forcave speciale kanë rrethuar vilën e Ervis Martinajt në Surrel, teksa brenda po kryhen kontrolle të imtësishme.
Gazetari shkruan se kontrollet po bëhen në kuadër të hetimit që SPAK po kryen ne lidhje me operacioni “Plumbi i Artë”.
Sipas tij prokuroria është vonuar për të ushtruar një kontroll në një nga ambientet ku “mbreti i lojërave të fatit” ka jetuar ditët e fundit.
Rikujtojmë që ditët e fundit të vitit të kaluar kontrolle u kryen në banesën e Martinajt në Fushë Kuqe, ku u gjet arsenal armësh dhe uniforma policie.
Ndërkohë, nuk dihet asgjë për fatin e Martinajt që nga gushti i vitit të kaluar.
“Me ne fund prokuroria, e ndau mendjen per te bastisur vilen e Vis Martinajt, qe ndodhet vetem disa metra larg baneses se kryeministrit Edi Rama ne Surrel.
Prej me shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj. Vila e Martinajt, eshte e mbikqyrur nga nje sistem kamerash sigurie me rezolucion te larte, nderkohe ka dhe nje roje, i cili kujdeset per sigurine e saj.
Prokuroria dhe policia nuk kane dhene ende detaje ne lidhje me urdherin e bastisjes se viles dhe motivacionit te tij. Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen ne kuader te hetimit te SPAK, ne lidhje me operacionin “Plumbi i arte”, i nisur pas deshmive te bashkepunetorit te drejtesise Nuredin Dumani.
Nuk dihet pse prokuroria eshte kujtuar kaq vone per te ushtruar kontroll, ne nje nga ambjentet ku Martinaj, ka jetuar gjate viteve te fundit. Pas kontrollit te ushtruar 10 dite me pare ne rezidencen e familjes Martinaj ne Fushe Kuqe, ky eshte kontrolli i dyte qe ushtrohet 5 muaj nga mbremja e 9 gushtit 2022, kur Ervis Martinaj u zhduk pa lene gjurme ne nje zone ne periferi te Durresit”, shkruan Hoxha.
Të tjera
-
LDK prezaton Rrezarta Krasniqin si kandidate për deputete, ajo bartë numrin 36
Me numrin 36-të, Rrezarta Krasniqi është prezantuar nga kryetari i LDK-së dhe...
-
Me numrin 30-të, Vlora Dumoshi prezantohet për deputete në tubimin e madh të LDK-së
Në një tubim madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ësht...
-
Jeta Rafuna kandidatja për deputete me numër 45 prezantohet nga LDK
Jeta Rafuna është njëra prej kandidateve për deputete nga Lidhja Demokratike ...
-
Pa asnjë flamur të Kosovës dhe pa intonimin e himnit, Vetëvendosje hap fushatën elektorale në Gjakovë
Asnjë flamur i Kosovës nuk është duke u parë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendos...
-
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgje...
-
Lëvizja Vetëvendosje nis tubimin hapës të fushatës në Gjakovë
Me një këngë të këngëtarit Ilir Shaqiri, kushtuar Gjakovës, Lëvizja Vetëvendo...
-
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi prezantohet nga LDK me numër 11
Xhafer Gashi kryetari i Komunës së Obiliqit, është një prej kandidatëve për d...
-
Bedri Hamza: Vota për mua dhe PDK-në nënkupton paga dhe pensione dinjitoze për të gjithë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është s...
-
Duartrokitje e brohoritje për Lendita Bekteshin nga LDK-ja
Lendita Bekteshi, nënkryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ësh...
-
LDK hap zyrtarisht fushatën, Abdixhiku premton 500 milionë euro investime
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, pë...
-
PDK prezanton Shahin Dervishajn, kandidatin për deputet me numër 77
Biznesmeni i njohur kosovar në Gjermani, Shahin Dervishaj është një prej kand...
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...