Lajme

Pritje deri në 3 orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 05 January 2023

Për të dalë nga Kosova, mërgimtarët po presin deri në 3 orë në Merdarë, 2 orë te Dheu i Bardhë e më pak se një orë në disa pika tjera kufitare.

Kolonat në Merdarë e te Dheu i Bardhë janë rreth 1500 metra.

Kujtojmë se fluks i tillë është zakonisht pas festave, kur mërgimtarët kthehen nëpër vendet ku jetojnë pasi i kanë kaluar festat me familjarët në Kosovë.

-Advertisement-

Ndërkaq, shumë më pak qytetarët janë duke pritur për të hyrë në territorin e Kosovës, pasi pritjet janë jo më shumë se 10 minuta.

Fotografia e ballinës: Ilustrim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera