Arrestohen 10 persona në Prishtinë, sekuestrohen substanca narkotike, armë e para
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 02 January 2023
Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona dje në Prishtinë.
Gjatë operacionit është bastisur një shtëpi e u kontrolluan 5 automjete. Të njëjtëve iu janë gjetur substanca narkotike, armë zjarri, karikator, fishek, telefona celular e peshore digjitale.
“…janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar meshkuj kosovar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme”, thuhet në njoftim të policisë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik (DHTN) në Prishtinë, pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, dje më datë 01.01.2023 rreth orës 17:15 në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën (GJPP) kompetente, mbështetur edhe nga stacioni policor Veriu në Prishtinë, kanë realizuar një plan taktik policor gjatë të cilit në flagrancë janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar meshkuj kosovar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme.
Gjatë operacionit policor është bastisur një (1) shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë (5) automjete, me që rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
(96.6) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
(44.4) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
(1) armë zjarri
(2) karikator
(17) fishek
(358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve.
(4) telefona celular
(1) peshore digjitale
Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar, katër (4) nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull.
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...