Arbërie Nagavci shkel Kushtetutën – konstaton Gjykata Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 30 December 2022
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që t’i shfuqizojë disa nga nenet e Udhëzimit Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Themelimit dhe Pushimit të Veprimtarisë së Institucioneve të Arsimit Parauniversitar.
Sipas aktvendimit të Kushtetueses, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 në diga nga nenet që kishin të bënin me organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës.
Ministria e Arsimit për këtij UA, kishte marrë autoritetin për të venodosur lidhur me çështjen e mbylljes së shkollave në nivel lokal sipas këtij Udhëzimi Administrativ.
Pas kësaj, ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me Udhëzimin Administrativ.
Në një prononcim për Nacionalen, Kastrati ka thënë se Udhëzimi i Ministrisë për kompetencën për vendimmarrje të plotë nga pushteti qendror për formimin dhe shfuqizimin e institucioneve të nivelit parauniversitar nëpër komuna bie ndesh me kompetencat e pavarura të komunës, sipas Kushtetutës.
Po ashtu në akgjykimin e Kushtetuës thuhet se “Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes akteve nënligjore nuk mund t’ përcaktojë vetes kompetenca që nuk i janë përcaktuar me ligj të miratuar nga Kuvendi i Republikës, e të cilat kompetenca mund të ndërhyjnë në
veprimtarinë e vetëqeverisjes lokale në fushën e arsimit apo të cenojnë përgjegjësitë komunale në këtë fushë.”
“Gjykata përfundimisht ritheksoi se, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 123 të saj, vetëqeverisja lokale është e garantuar dhe e rregulluar me ligj dhe bazuar në nenin 124 të saj, çdo rishikim administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutë dhe ligj. Në kuptim të kësaj, Gjykata theksoi se pushteti qendror dhe në rrethanat e rastit konkret, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes akteve nënligjore nuk mund t’i përcaktojë vetes kompetenca që nuk i janë përcaktuar me ligj të miratuar nga Kuvendi i Republikës, e të cilat kompetenca mund të ndërhyjnë në veprimtarinë e vetëqeverisjes lokale në fushën e arsimit apo të cenojnë përgjegjësitë komunale në këtë fushë. Një parim i tillë, në kuptim të vetëqeverisjes lokale, buron edhe nga dispozitat e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Gjykata vëren se, Kushtetuta dhe ligjet e aplikueshme qartësisht saktësojnë ndarjen e kompetencave përkatëse, duke përfshirë edhe në fushën e arsimit dhe që të dy nivelet e qeverisjes, janë të detyruara të veprojnë në përputhje të plotë me të njëjtat.” – thuhet në në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Të tjera
-
Reuters: Kosova përgatitet të strehojë 300 të burgosur nga Danimarka, ngriten shqetësime për të drejtat e njeriut
Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë ...
-
Dua Lipa e shokuar bën thirrjen e fortë për ndaljen e gjenocidit izraelit në Gaza
Në tetor, artistja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga shumë...
-
Ministria e Shëndetësisë jep 28 mijë euro për bileta aeroplani
Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Arben Vitia ka hapur një tende...
-
Konjufca: Mendoj se ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e kuvendit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja për të...
-
VV-ja në një vjetorin e sülmit në Zveçan: Sot atje pamja është ndryshe, Komuna ka kryetar, stemë e flamur të Republikës
Sot një vit më parë në Zveçan pati protesta të dhunshme të qytetarëve serbë n...
-
Memli Krasniqi mban konferencë sot në ora 14:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do të mbajë ko...
-
Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve
Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pr...
-
Avokati i Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...
-
Gjermanët dhe spanjollët grinden në Bruksel për Kosovën pas vendimit të Madridit për ta njohur Palestinën
Vendimi i Spanjës për të njohur Palestinën si shtet ngriti pyetjen se pse Spa...
-
Kamenica bënë gati 30 mijë euro për avokat
Komuna e Kamenicës ka hapur tender për “Shërbime juridike dhe të përfaqësimit...
-
Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në...
-
1576 besimtarë nga Kosova do udhëtojnë për në haxh, të dielën nisja e parë
Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për ni...