Lajme

Borrell përshëndet “lidershipin e përgjegjshëm” të Kurtit dhe Vuçiçit për heqjen e barrikadave

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 29 December 2022

Diplomacia triumfoi në depërshkalllëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, shkroi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, në një cicërimë ku përshëndeti “lidershipin e përgjegjshëm” të Kosovës dhe Serbisë.

Borell i falënderoi të gjithë të përfshirët në shtensionimit e situatës derisa shtoi se nevojitet përparim urgjent në Dialogun e fascilituar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diplomacia triumfoi në depërshkallëzimin e tensioneve. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. E mirëpres lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Aleksandare Vuçiç dhe Kryeministrit Albin Kurti”.

-Advertisement-

“Punë ekipore e madhe mes BE-së, ShBA-së dhe KFOR’it të NATO’s. I falënderoj të gjithë të përfshirët! Tani na duhet përparim urgjent në Dialog”, shkroi Borrell në një cicërimë në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera