Merdarja mbetet e mbyllur për qarkullim
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 28 December 2022
Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim, thuhet në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në anën serbe të Merdares, sipas autoriteteve të Kosovës, janë vendosur barrikada për rreth dy kilometra para arritjes në këtë pikë kufitare.
Mbrëmjen e 27 dhjetorit, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se “grupet kriminale serbe” bllokuan kufirin në Merdare dhe ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për të arritur në Kosovë.
Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdares, përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.
Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, autoritetet në Kosovë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, atë në Jarinjë dhe Bërnjak.
Grupe të serbëve lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.
Dejan Pantiq, sipas autoriteteve, dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Që prej kur janë vendosur barrikadat 19 ditë më parë, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Cak i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), patrulla të KFOR-it dhe gazetarët.
Qeveria e Kosovës tha të hënën se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.
Ndryshe, përveç pikëkalimeve kufitare të Merdares, Jarinjës dhe Bërnjakut – që aktualisht janë të mbyllura – Kosova dhe Serbia kanë edhe tri pika të tjera kufitare: Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Pritja për hyrje dhe dalje në këto pika kufitare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, është nga 3 deri në 15 minuta./REL
Të tjera
-
Haki Abazi: Raporti import-eksport është alarmant
Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cili...
-
Ramiz Lladrovci mohon se vetura e aktivistit Përparim Haradini u dëmtua nga “njerëzit e tij”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivist...
-
Kryetarja e Preshevës paralajmëron protesta: Po na bëhen shumë padrejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë...
-
Abdixhiku: LDK hyn në Qeveri vetëm nëse ne e udhëheqim atë, nuk ia bëjmë votat Vetëvendosjes
Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më p...
-
Hungari: Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e “Pagerëve” të Hezbollahut
Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjit...
-
Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministri...
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mit...
-
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luft...
-
Fatmir Humolli kritikon Memli Krasniqin: Nuk duhet të ketë vija të kuqe ndërmjet partive shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subje...
-
Muja: Kosova është në top katër vendet evropiane për nga rritja ekonomike, në Ballkanin Perëndimor e para
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se gjatë 3 muajve të ...
-
Radoica Radomiroviq jep dorëheqje nga partia e Nenad Rashiq, ankohet për pabarazi
Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq...
-
Presidentja Osmani flet për progresin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë
Presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat ...