Krasniqi në mbledhjen e Këshillit Drejtues: Ishte vit i krizave dhe keqqeverisjes, PDK po rritet dhe fuqizohet
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/12/96847280-3F96-453B-A78E-7F2D22903C321-852x460.jpeg)
Autori: Gazeta inFokus
21:34 | 26 December 2022
Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë.
Në këtë takim, në lidhje me zhvillimet partiake dhe punën ndërmjet dy mbledhjeve të Këshillit Drejtues, raportuan Kryesia e Partisë, Grupi Parlamentar, Rinia Demokratike e Kosovës dhe Komisioni për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, dialogun dhe marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në fjalën e tij, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se gjatë këtij viti Kosova është përballur me sfida dhe kriza të njëpasnjëshme në shumë drejtime, përfshirë energjinë, shëndetësinë, ekonominë, sigurinë, dialogun dhe diplomacinë.
Kryetari Krasniqi, duke folur për situatën e krijuar në pjesën veriore të Kosovës, i bëri thirrje Qeverisë që të reagojë menjëherë dhe të heq barrikadat.
“Qeveria duhet të jetë vigjilente dhe të reagojë sa më shpejtë për të hequr barrikadat të cilat janë kthyer në punkte të Vuçiqit, si tentim për ndarjen e Kosovës”, tha ai.
Kreu i PDK-së i bëri thirrje Qeverisë që t’i largojë barrikadat në pjesën veriore dhe për këtë tha se ka mbështetjen e plotë.
Ai tha se qytetarët kanë votuar për Qeveri që e qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri tek ura e Ibrit.
Ndërkaq, në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, Kryetari Krasniqi tha se PDK tashmë i ka bërë publike pesë pikat kryesore, të cilat duhet të jenë shtylla të marrëveshjes finale me Serbinë.
“Ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës sipas rregullimit aktual kushtetues; njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së; nisja e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe” si hap i parë; marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë – duhet të jenë shtyllat bazë të kësaj marrëveshjeje”, tha Kryetari Krasniqi.
Në lidhje me raportin e Kryesisë së Partisë, Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemaili, tha se gjatë vitit 2022, Kryesia ka zhvilluar një agjendë të hapur edhe përmes komunikimit të qëndrimeve të veta ndaj zhvillimeve politike, në së paku tre drejtime.
“Ballafaqimi i pushtetit me papërgjegjësinë dhe paaftësinë e qeverisjes, degradimi i jetës sociale, ekonomike dhe politike në vend, si dhe parashtrimi i alternativave me propozime konkrete, siç ka ndodhur me rekomandimet për inflacionin, gjendjen ekonomike, dialogun, dhe çështjet tjera të rëndësishme”, ka thënë sekretari Xhemaili.
Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Grupi i deputetëve të PDK-së është koherent, aktiv dhe ka agjendë konkrete.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes angazhimit politik në Kuvend, ka arritur në masë të madhe që ta ushtrojë agjendën e vet brenda Kuvendit të Kosovës përmes debateve parlamentare, iniciativave ligjore dhe ballafaqimit politik me mazhorancën dhe qeverinë Kurti, duke demaskuar veprimet politike të qeverisë në dëm të agjendës shtetërore dhe degradimit institucional, keqpërdorimeve dhe paaftësisë së saj për të ushtruar përgjegjësi në qeverisje konform ligjit, interesave të shtetit dhe nevojave të qytetarëve”, ka thënë Tahiri.
Për punën e Rinisë Demokratike të Kosovës, Kryetari Donjet Bislimi ka thënë se përkushtimi ka qenë i jashtëzakonshëm për të fuqizuar rininë.
“Që nga marrja e mandatit, Rinia Demokratike e Kosovës, në bashkëpunim të plotë me strukturat e saj Qendrore dhe të Degëve, ka zhvilluar aktivitete të shumta, përmbi 450, të iniciuara nga strukturat qendrore të rinisë, dhe me numër rekord aktivitetesh të organizuara dhe implementuara nga degët, por që bashkë tejkalojnë numrin katërshifror”, ka thënë Bislimi.
Ndërkaq, në fund, në lidhje me punën e jashtëzakonshme që është bërë gjatë vitit 2022, në Mërgatë, nga Komisioni për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, foli Kryesuesi Elmi Reçica.
“Komisioni për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë përgjatë vitit 2022 ka zhvilluar shumë aktivitete, takime e diskutime, mbledhje e tubime. Fokusi i punës së këtij Komisioni natyrisht që ka qenë dhe mbetet strukturimi në mërgatë, respektivisht formimi i Degëve dhe Nëndegëve të Partisë Demokratike nëpër shtetet ku jetojnë dhe veprojnë bashkatdhetarët tanë”, ka thënë Kryesuesi i Komisionit, Elmi Reçica.
Në mesin e të arriturave u përmendën takimet, themelimi i degëve dhe rrjetëzimi në Suedi, Zvicër, Gjermani, Francë, Itali etj., si dhe organizimi i Javës së Mërgatës në Kosovë.
Në fund të kësaj mbledhjeje, Kryetari Krasniqi dhe të gjithë të pranishmit uruan qytetarët e Republikës së Kosovës për festat e fundvitit, me dëshirën që viti 2023 t’ju sjell më shumë harmoni dhe begati në jetën e tyre.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/10/Artikull-2-2048x10601-1.png)
Të tjera
-
Wang Yi: Bota po shkon drejt “multipolarizimit”
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, gjatë eventit "Kina në Botë", në kuadër ...
-
“Pritet të shembet ndërtesa” – Zjarrëfikësi jep detaje për hotelin që u përfshi nga zjarri në Brezovicë
Sot rreth orës 10:15, një hotel në Brezovicë është përfshirë nga flakët. N...
-
Dalin shifrat: Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes me më së shumti vota në Mitrovicë
Lëvizja Vetëvendosje ka mposhtur bindshëm partitë e tjera në Mitrovicë në zgj...
-
Ja në cilat komuna pësoi rënie AAK-Nisma
Opinionisti Shenoll Muharremi ka analizuar rezultatin që koalicioni AAK-Nisma...
-
Saga e Ervis Martinajt: SPAK me vendim të ri
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përfun...
-
Studentët protestues dhe mbështetësit e Vuçiqit mbajnë tubime paralele, teksa tensionet rriten në Serbi
Mijëra studentë mbërritën në qytetin qendror të Serbisë, Kragujevc, të shtunë...
-
Kosovari arrestohet në Bllacë me fletarrest të Serbisë, Maqedonia e Veriut jep detaje
Dje në kufirin e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, Policia e R...
-
Kurti takon kryediplomatin turk në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih
Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se në margjina të Konferencës së Si...
-
17 kandidatë të PDK-së për deputet raportohet se i kanë siguruar ulëset në Kuvend, këta janë emrat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëv...
-
Pamje nga zjạrri që përfshiu një hotel Brezovicë: Policia bllokon rrugët, këto janë dyshimet e para
Një hotel në Brezovicë është përfshirë nga zjarri sot paradite. Nga ky incide...
-
Çamerie Mazreku bëhet vajza e parë nga Kosova që punësohet në Netflix
Çamerie Mazreku nga Malisheva ka arritur një sukses jashtëzakonisht të madh n...
-
Scholz i përgjigjet JD Vance: Gjermania nuk do t’i pranojë ata që “ndërhyjnë në demokracinë tonë”
Një ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance kritikoi liderët evropian...