Ministria serbe e Mbrojtjes: Kemi urdhër nga Vuçiqi, do ta rrisim numrin e forcave speciale të ushtrisë
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 26 December 2022
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha të hënën se numri i pjesëtarëve të njësive speciale të Forcave të Armatosura Serbe do të rritet nga 1.500 në 5.000 deri në fund të vitit 2023. Një vendim i tillë erdhi, tha ai, “me urdhër” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, Vuçeviq nuk ka dhënë arsye konkrete për këtë vendim, përveç se tha që Forcat e Armatosura Serbe do të jenë “grushti më i fortë që do të copëtojë dëshirat dhe qëllimet e këqija” të atyre që “dëshirojnë ta dëmtojnë popullin tonë”.
“Dua ta informoj opinionin e Serbisë dhe jo vetëm të Serbisë, se mbrëmë gjeneral [Milan] Mojsiloviq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, dhe unë morëm një detyrë, një urdhër nga Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm [Aleksandar Vuçiq], për të rritur numrin e pjesëtarëve të njësive speciale në Ushtrinë Serbe deri në fund të vitit 2023”, tha Vuçeviq.
Vuçeviq tha se ushtria serbe do të ketë 5.000 ushtarë të trajnuar dhe të përgatitur me armët më moderne, të gatshëm “për të mbrojtur atdheun, për të kryer çdo detyrë në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit tonë”.
Ata do të jenë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave me të cilat përballet atdheu ynë, shtoi Vuçeviq.
Ky vendim vjen një ditë pasi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, tha se në mbrëmjen e 25 dhjetorit ka pasur një takim me presidentin e Serbisë dhe udhëheqjen ushtarake lidhur me ngjarjet në Kosovë. Pas atij takimi ai shkoi në Rashkë, në jug të Serbisë.
Mojsiloviq tha për televizionin Pink se situata në Kosovë është e tillë që kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë, siç ka thënë ai, “vijës administrative”.
Të dielën në mbrëmje, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka “dëgjuar dhe parë të shtëna armësh” pranë një prej patrullave të saj në Zubin Potok – një nga katër komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe.
Mediat në Serbi kanë raportuar të dielën se rreth orës 19:45 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok dhe se kjo ka ndodhur pasi policia e Kosovës “dëshiroi të heqë njërën nga barrikadat” e ngritura nga serbët më 10 dhjetor. Ky informacion është mohuar nga Policia e Kosovës.
Situata e tensionuar në veri të Kosovës që nga muaji nëntor është përshkallëzuar pas arrestimit të ish-policit me kombësi serbe, Dejan Pantiq – i cili dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Për të kundërshtuar arrestimin e tij, grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor. Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.
Autoritetet në Kosovë thanë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato. /REL
Të tjera
-
FSK nga 16 dhjetori me staf të ri kuzhinierësh, thotë ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga data 16 dhjetor ka f...
-
Drenasi, kampione në Grantin e Performancës Komunale, për herë të gjashtë radhazi
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se komuna që udhëhe...
-
Festat e fundvitit, trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan
Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbas...
-
Problemet me mungesën e energjisë elektrike, nesër banorët e fshatit Bardhosh organizojnë protestë
Shumë vende në Kosovë ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë e...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj tre personave për ryfshet, sekuestrohen 25 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj tre personave për keq...
-
Qeveria nesër e mban mbledhjen, por edhe pritjen e fundvitit me përfaqësues të medieve
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. ...
-
Pesë gazetarë të Gazës u vrạnë nga një sụlm izraelit që synonte një grup të armatosur
Një kanal televiziv palestinez thotë se pesë nga gazetarët e tij janë vrarë n...
-
“Kurth i sajuar”, Veliaj: Jam kallëzuar në SPAK nga një anonim që nuk ekziston
Kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj tha sot gjatë mbledhjes së Këshil...
-
Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasador...
-
Haradinaj: Mërgata jonë përveç suksesit në afarizëm, i ka ruajtur edhe lidhjet e forta me atdheun
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
BQK lansoi Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se në kuadër të angazhimit të ...
-
Çeku e Kurti takohen me stafin e klubit FC Liria
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njofton se së...