Ish-emisari gjerman për bisedimet Kosovë-Serbi: BE-ja të veprojë urgjent për situatën në Veri
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 24 December 2022
Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë vitit 2007-2008, Wofgang Ischinger, ka fajësuar Serbinë për situatën e tensionuar në Veri, derisa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të veprojë urgjentisht.
“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger në Twitter, duke i ka bërë “mention” Josep Borrell dhe Ursula von der Leyen.
Ischinger ka shpërndarë edhe një artikull të “The Economist”, me titull “Kosova dhe Serbia sërish në prag të konfliktit”.
Artikulli i The Economist nis me detajet për serbët që qëndrojnë në Rudarë.
“Në fshatin Rudare vendasit enden në rrugë dhe i ngrohin duart mbi mangallat flakëruese. Kamionët bllokojnë rrugën. Një makinë shkarkon një grup personash të maskuar. Më 10 dhjetor u ngritën barrikada në të gjithë veriun e Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë etnikë. Diplomatët nga Amerika dhe Bashkimi Evropian po punojnë jashtë orarit për të qetësuar një situatë shpërthyese. Në muret e pjesës etnike-serbe të qytetit afër të ndarë të Mitrovicës, dikush ka lyer me spërkatje kreshtën e një “Brigade Veriore” misterioze. Nëse është një organizatë sekrete paraushtarake apo një fushatë për t’i bërë njerëzit të besojnë se ekziston një e tillë – askush nuk e di.”
“Që nga përfundimi i luftës së Kosovës në vitin 1999, krizat kanë ardhur dhe kanë shkuar në veri të vendit. Diplomatët nxitojnë dhe barrikadat zbresin. Por ky ndihet më i rrezikshëm se zakonisht. Në nëntor përfaqësuesit e pakicës serbe të Kosovës u tërhoqën nga institucionet qeveritare të vendit”, shkruan The Economist.
The Economist shkruan se ende është e paqartë nëse Kurti dhe Vuçiq mund të pranojnë propozimet e diplomatëve.
“Kurti thotë se është i gatshëm të gjejë një zgjidhje dhe të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, është e paqartë nëse ai ose zoti Vuçiç mund të pranojnë shkëmbimet që diplomatët po propozojnë. Ata kërkojnë që Serbia ta trajtojë Kosovën si shtet, edhe pse pa e njohur atë zyrtarisht. Kosova duhet të zbatojë një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2013 (edhe pse ajo u refuzua nga z. Kurti, i cili atëherë ishte në opozitë) për të formuar një asociacion të komunave me shumicë serbe me autonomi mbi arsimin, kujdesin shëndetësor dhe portofolet e tjera”, raporton The Economist.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...