Lajme

Operacion sekret në qelitë e shqiptarëve në Kretë, policia u gjen lëndë narkotike

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 23 December 2022

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia greke ka kryer një operacion sekret në burgun e Chanias në Kretë.

Sipas raportimeve bëhet me dije se operacioni është kryer nga policë dhe qen drege të cilët kanë kontrolluar qelitë ku qëndrojnë edhe shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre.

Mediat grekeraportojnë se operacioni ka qenë i fshehtë dhe nuk janë informuar paraprakisht as autoritetet e burgut. Oficerët kanë kontrolluar në 6 qeli me 13 të burgosur shqiptarë, mes tyre dhe qelia e liderit të përfolur të mafies shqiptare në Greqi, Klaudian Lekotsai.

-Advertisement-

“Gjithçka është bërë në shkallë konfidenciale”, ka deklaruar një nga oficerët e policisë.

“Policia nuk ka sindroma fobike dhe ndërhyn në kohën dhe vendin që e gjykon të dobishme dhe të nevojshme. Në Burgjet e Chanias të Kretës ka vite që nuk ka ndodhur një ndërhyrje e tillë e policisë”, shtoi ai.

Për sendet dhe lëndët narkotike të gjetura dhe të konfiskuara në qeli pritet një njoftim i dytë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera