Ministria thotë se OSHP me vendimet e saj po lejon importin e pakontrolluar të barnave dhe po u ndihmon kompanive farmaceutike
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 23 December 2022
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës reaguar ndaj siç thuhet disa vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit duke thënë se po tentojnë të lejojnë prokurimin e barnave pa Autorizim të Marketingut në Kosovë, përkundër se kjo është e ndaluar shprehimisht me Ligj.
Sipas MSH’s, në këtë mënyrë OSHP është duke i “ndihmuar kompanitë farmaceutike të cilat refuzojnë qe shumë vite regjistrimin e barnave dhe rrezikojnë të krijojnë kaos farmaceutik në vend”
Ministria thekson se vendime i ka kundërshtuar nëpërmjet padive gjyqësore dhe ka kërkuar pezullimin e tyre deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor.
“Jemi të bindur se gjykata do t’i konsiderojë si të kundërligjshme” thekson kjo ministry
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin
Minstria e Shëndetësisë nuk lejon rrezikimin e shëndetit publik
Të nderuar përfaqësues të medias,
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me disa vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit (Vendimet nr. 397, 409/22, Vendimin nr. 425/22 dhe Vendimin nr. 596/22) përmes të cilave vendime të kundërligjshme, OSHP po tenton të lejojnë prokurimin e barnave pa Autorizim të Marketingut në Kosovë, përkundër se kjo është e ndaluar shprehimisht me Ligjin Nr. 04/L -190 për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Autorizimi për Marketing është Leje e dhënë nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale për aprovimin e barit për treg bazuar në plotësimin e kërkesave për kualitet, siguri dhe efikasitet për përdorim human në tretmanin terapeutik.
Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik se të gjitha këto vendime i ka kundërshtuar nëpërmjet padive gjyqësore dhe ka kërkuar pezullimin e vendimeve deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor, e që jemi të bindur se gjykata do t’i konsiderojë si të kundërligjshme. Rreziku që i kanoset përdoruesve të barnave pa Autorizim Marketing është i lartë, pasi që në rast se ne zbatojmë vendimet e lartëcekura të OSHP-së, atëherë Republika e Kosovës efektivisht do të në vendin tonë dhe për çdo efekt të padëshiruar të barnave askush nuk do të mund të mbahet përgjegjës. Ky Autorizim është kusht bazik i patejkalueshëm për verifikimin e sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të barnave.
Ne si institucion kemi ndërmarrë të gjitha masat që të ndalojmë prokurimet pa Autorizim Marketing, kemi ndryshuar një Udhëzim Administrativ 02/2014 që në të kaluarën ka krijuar ambiguitet në importin e barnave dhe kemi kërkuar nga të gjitha njësitë e kërkesës që prokurimet të bëhen vetëm me Autorizim Marketingu, respektivisht në përputhje me dispozitat që ka përcaktuar ligji respektiv.
Për fat të keq, në këtë reformë të sigurimit të cilësisë, jemi duke u ballafaquar me rezistencën e pakuptimtë të OSHP-së e cila paradoksalisht ka mision që të mbrojë ligjshmërinë në prokurim publik e në anën tjetër me këto vendime është duke ndihmuar kompanitë farmaceutike të cilat refuzojnë qe shumë vite regjistrimin e barnave dhe rrezikojnë të krijojnë kaos farmaceutik në vend. Nuk ka asnjë arsyetim valid dhe të pranueshëm që qarkulluesit e produkteve medicinale mos të pajisen me Autorizimin e Marketingut sipas kërkesave të Ligjit por edhe të çdo standardi për sigurinë e barnave.
Ministria e Shëndetësisë është autoriteti qe harton politikat dhe monitoron zbatimin e tyre. Si autoritet i tillë nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që në Republikën e Kosovës të vendoset në pikëpyetje protokolli bazik i kontrollit të qarkullimit të barnave. Rikujtojmë që kjo nuk është një çështje komerciale, por një çështje thelbësore e mandatit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjencive të saj.
Veçanërisht, shqetësues për Ministrinë e Shëndetësisë ishte raportimi i anëtarëve të Bordit të OSHP para Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, ku u diskutua edhe për këtë çështje, dhe nga anëtarët e OSHP-së u tentua që të paraqiten të dhëna të pasakta me pasojë vendosjen në lajthitje të anëtarëve të këtij komisioni, me arsyetimin se vlerësimi i OSHP-së është thjeshtë procedural.
OSHP me vendimet e veta, jo drejtë, ka bërë interpretime të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Udhëzimeve Administrative dhe Ligjit të Prokurimit Publik dhe ka konstatuar se produktet mund të prokurohen edhe pa Autorizim Marketingu, për këtë mund të shihni vendimin nr. 397, 409/22, ku OSHP ka konstatuar se një Udhëzim Administrativ ka vlerë më të madhe se sa Ligji për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe e ka devijuar edhe përmbajtjen e udhëzimit.
Po ashtu, OSHP i mori të gjitha këto vendime, pa konsultim me organet përgjegjëse, pa angazhuar ekspertë të fushës së farmacisë dhe në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Të tjera
-
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshë...
-
Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje
Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca...
-
Deputetja Ganimete Musliu thërret konferencë për media
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se s...
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...