Ndarja e bujshme me Mauro Icardi-n, zbuloni sa para do të fitojë Wanda Nara nga divorci
Autori: Gazeta inFokus
13:22 | 23 December 2022
Prej disa kohësh Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë kryefjalë e mediave rozë dhe shkak është bërë ndarja e tyre e bujshme.
Mediat e huaja shkruajnë se modelja së bashku me avokaten e saj, Ana Rosenfeld, thuhet se janë duke hartuar letrat që do t’i japin fund martesës 8-vjeçare.
Nga ana tjetër, revista Ciudad ka zbuluar shifrën që Wanda mund të marrë pas ndarjes me futbollistin e Galatasaray. Sipas mediave Nara mund të përfitojë 100 milionë dollarë.
Përveç kësaj, gazetari Estefi Berardi ka siguruar se Wanda synon të marrë gjysmën e trashëgimisë së përbashkët, përfshirë të ardhurat e Icardit gjatë gjithë karrierës së tij. Berardi ka zbuluar se ylli televiziv ka folur rreth kësaj teme me miqtë e saj të ngushtë dhe është shprehur se:
Po vrasim njëri-tjetrin për 20 milionë dollarë.
Ish-dyshja e njohur duhet të negociojnë edhe për kujdestarinë e dy vajzave të tyre, Francesca dhe Isabella Icardi. Edhe pse ende nuk dihen detaje për këtë çështje, pritet që Wanda të jetë ajo që do t’i mbajë. Ndërkaq, pavarësisht lajmeve për ndarjen e tyre, Nara dhe Icardi u ‘arratisën’ së bashku për pushime në Maldives.
Nara u dha së fundmi mundësi ndjekësve të saj të pyesin më shumë përmes ‘ask-ut’ në rrjetin social Instagram. “Përse nuk thua që jeni pajtuar”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës dhe Nara nuk kaloi pa një përgjigje teksa shtoi: “Sepse do të gënjeja. U përpoqa sepse ndjeja se një lidhje kaq e gjatë meritonte një shans të dytë, por nuk funksionoi”.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...
































