Zeqiri jep detaje për gjendjen e zyrtarëve policorë të tërhequr nga veriu
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 21 December 2022
Policët e larguar nga veriu nuk u trajtuan në QKUK, KFOR-i po heziton asistimin për tërheqjen e të tjerëve.
Nëntë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët të martën në mbrëmje janë transportuar nga Jarinje, ku qëndruan për 11 ditë janë mirë më shëndet dhe nuk kanë pranuar tretman mjekësor.
Në mesin e tyre gjashtë kanë qenë burra dhe tri gra.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë për Tëvë1 se policët kanë pasur sëmundje kronike, ndërsa policët janë larguar për shkak se kanë fëmijë të vegjël, por nuk kanë pasur probleme shëndetësore.
“Nuk është e vërtet që janë helmuar apo janë sëmurë atje, arsyeja e vetme ka qenë kjo. Janë mirë më shëndet dhe nuk kanë marrë trajtim në QKUK sepse nuk ka pasur nevojë”, ka thënë ai.
Zeqiri ka thënë se pjesëtarët e PK-së që kanë mbetur në Jarinjë dhe Leposaviq, po qëndrojnë me moral dhe vullnet të lartë.
Por, pavarësisht kësaj ai ka thënë se kanë bërë kërkesë nga KFOR-i që të bëhet ndërrimi i tyre dhe se janë duke pritur përgjigje.
Zeqiri ka shprehur shqetësimin se pse KFOR-i po heziton të asistoj në ndërrimin e tyre. Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka kapacitete për të bërë këtë zëvendësim, sikurse edhe për largimin e barrikadave.
“Shqetësimi jonë është se pse KFOR-i po heziton të asistoj në ndërrimin e tyre, ndërsa menagjmenti i policisë ka bërë planet e veta dhe jemi duke pritur një aprovim të një kërkese për ndërrimin e zyrtarëve policorë në këto dy lokacione. Kemi kapacitete logjistike dhe njerëzore qe ne ta bëjmë atë ndërrim, kemi kapacitete që edhe barrikadat ti largojmë por jemi duke pritur një vendim të Qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë ai për Tëvë1.
Nëntë zyrtarëve policorë që kanë qenë të bllokuar në pikat kufitare në Jarinje, janë larguar mbrëmë.
Ata janë larguar nga KFOR-i.
Ndërsa, EULEX-i të martën ka dorëzuar furnizime thelbësore për policët e Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë.
Të tjera
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...