Rrecaj: Në rastin e Salih Mustafës, Gjykata Speciale e ka zbatuar ligjin e gabuar
Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 20 December 2022
Avokati Tahir Rrecaj ka thënë që në rastin e Salih Mustafës, Gjykata Speciale e ka zbatuar ligjin e gabuar.
“Natyrisht që dënimi është shumë i lartë. Dëshiroj të theksoj që Gjykata e ka zbatuar ligjin e gabueshëm në rastin e Salih Mustafës, pasi e ka shkelur parimin e ligjshmërisë, i cili parim i garanton secilit person të akuzuar që ndaj tij zbatohet ligji më i favorshëm”, ka thënë ai.
Rrecaj në Rubikon në Klan Kosova tha që në rastin e Mustafës është dashur sipas tij, që të zbatohet ligji penal i ish – Jugosllavisë, por pa dënimin me vdekje.
“Ligji shumë qartë e sqaron që ndaj të akuzuarit zbatohet ligji i cili ka qenë në fuqi në kohëne kryerjes së veprës së dyshuar penale. Në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale ka qenë në fuqi ligji penal i ish-Jugosllavisë, i cili për vepra të tilla ka paraparë dënim me të paktën 10 vjet, ose dënim me vdekje. Siç e dimë ne të gjithë pas luftës në Kosovë, me rregulloren e UNMIK-ut, dënimi me vdekje është hequr dhe ligji penal i ish-Jugosllavisë nuk ka paraparë dënim më të lartë sesa dënimi me burg deri në 15 vjet”.
“Gjykata ka zbatuar gabueshëm rregulloren mbi Dhomat e Specializuara, sepse në këtë rast është dashur që të zbatohet ligji penal i ish – Jugosllavisë pa dënimin me vdekje, që dënimi maksimal me burg mund të shqiptohej deri më 15 vjet burg”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Mbyllja e ATS-së/ Elshani jep detaje nga aksioni i sotëm në veri
Administrata Tatimore e Serbisë (ATS), e cila vepronte ilegalisht në Mitrovic...
-
Mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë në veri, sekuestrohen dokumente
Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Ve...
-
Rreth 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë
Një mijë e 593 tiketa trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës brenda 24 ...
-
Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, përmend sundimin e ligjit
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Ri...
-
Deri në 15 minuta pritja në Merdarë për të dalë nga Kosova
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 10-15 ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Një person gjatë të hënës është gjetur pa shenja jetë në Novobërdë të Gjilani...
-
Rrëzohet një aeroplan në Australi, ka viktima
Një avion u rrëzua pranë ishullit Rottnest afër qytetit Perth të Australisë P...
-
Zhduket një burrë në Lipjan
Një person është raportuar i zhdukur në Lipjan, shkruan Gazeta Infokus. Si...
-
Policia gjen kạllạsh dhe fishẹkë në shtëpinë e një burri në Podujevë
Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një bu...
-
Rrạhu familjaren, arrestohet
Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti dyshohet se kishte usht...
-
E pazakontë në Arabinë Saudite, përmbytje të mëdha në disa qytete
Arabia Saudite po përballet me shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, d...
-
Çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë të tre javëve
Çmimet e naftës së papërpunuar zgjeruan fitimet në seancën aziatike të mërkur...