Policia arreston dy persona për mashtrime me Call Center
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 16 December 2022
Pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi arrestimin e dy personave, për mashtrime të kryera përmes Call Center-ave, Policia e Tiranës ka ekzekutuar masat dhe ka vënë në pranga dy shtetasit.
Ky operacion në Shqipëri u krye nga Njësia C dhe janë kontrolluar 13 ambiente, qendra thirrjesh dhe banesa.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).
Për dy shtetasit është caktuar masa arrest me burg.
Sipas SPAK-ut, hetimet nxorën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit.
Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online “CAPITAL COIN EXCHANGE” e menaxhuar nga kompania “DIRECT COIN LIMITED” në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e...
-
Trepça njofton se ekzekutoi pagat për minatorët, u pagua edhe rryma
“Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gji...
-
Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime sonte si pasojë e një aksidenti në autost...
-
Rama për Veliajn: Hetimi nuk të bën fajtor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për hetimin e nisur nga SPA...
-
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave mund të merren 18 lokacione të ndryshme
Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë ...
-
Rizvanolli mohon se pajisjet efiçiente shkaktuan mbingarkesën në rrjet: Pa subvencionim, situata sot do të ishte më keq
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mohuar pretendimet se masat e su...
-
“Dojna me u qorru prej terri, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik” – Shikoni si ironizojnë për ndaljen e rrymës Berat Rukiqi e Shkelzen Dakaj
“Dojmë me u qërru prej territ, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik”, kështu i...
-
Goditet nga vetura një këmbësor te “Bill Clintoni”
Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishti...
-
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është...
-
Kurti-ambasadorëve: Për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia, duhet të veproni shpejt e ta keni të gatshme të vërtetën
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën pu...
-
Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri
Mot kryesisht me kthjellime parashihet me kalimin në vitin e ri 2025. Tem...
-
Haziri tha se që 30 orë Gjilani ka mbetur pa rrymë, KOSST: Kishte punime, ishte e domosdoshme ndërprerja
KOSST ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan,...