Lajme

Institucionet kosovare në duart e U.D-ve

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 15 December 2022

Tash e një kohë të gjatë, ky institucion nuk ka ministër në krye.

Ministrinë e Shëndetësisë po e udhëheq ushtruesja e detyrës, Dafina Gexha Bunjaku.

Edhe një institucion tjetër shëndetësor gjendet në rrugën e njëjtë.

-Advertisement-

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës është nën drejtimin e ushtrueses së detyrës, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Emërimi i udhëheqësve të tyre po shihet i domosdoshëm nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor.

Imeri tregon raste konkrete që punët janë neglizhuar, për shkak të mungesës së menaxherëve të duhur.

Veç në shëndetësi, edhe në siguri e drejtësi po ndiqet kjo praktikë.

Pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës, ky institucion mbeti në duart e ushtruesit të detyrës, Fehmi Hotit.

Në pozitën e sekretarit organizativ të Ministrisë së Drejtësisë nuk është emëruar askush aktualisht.

E tash e sa kohë procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit po dështon, për shkak të kësaj ka vetëm ushtrues detyre.

Me situatë të ngjashme po përballen edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme.

Kjo sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkakton telashe në performancën e tyre.

Nga IKD kanë publikuar edhe një raport pikërisht për përzgjedhjen e procesit të kryeprokurorit.

Pos sektorit të Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, në nivelin qendror ka shumë institucione tjera që funksionojnë pa drejtorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera