Lajme

Kurti thotë se Kosova synon që të hyjë në BE brenda 9 vjetëve të ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 15 December 2022

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pasi Kosova aplikoi sot zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se Kosova synon mesataren prej 9 vjetësh si objektiv për pranim.

“Prej 27 shteteve të Bashkimit Evropian, gjashtë sosh janë themeluese, ndërkaq 21 të tjerat kanë pasur intervale të ndryshme kohore deri sa u anëtarësuan, por mesatarja e tyre është 8 vjet, Andaj edhe ne synojmë që ta kemi këtë mesatare si objektiv tonin, duke e ditur që ende kemi shumë punë edhe në shtëpinë tonë, por edhe në fqinjësinë tonë, sepse pa i rregulluar marrëdhëniet ndërfqinjësore nuk mund të llogarisim në anëtarësim të sukseshëm”, ka deklaruar Kurti për RTK.

-Advertisement-

Ai është shprehur optimist se rruga e Kosovës drejt BE-së do të jetë “e shpejt”.

“Unë Jam më optimist se kurrë për shpejtësinë e integrimit dhe anëtarësimit në BE, në veçanti të Kosovës për vitet në vijim”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Kurti ka dorëzuar zyrtarisht në Pragë aplikimin e Kosovës në BE, ministrit çek për Çështje Evropiane, Mikuláš Bek.

Kreu i ekzekutivit tha në Pragë se dita e sotme është historike për popullin e Kosovës dhe ditë e jashtëzakonshme për demokracinë.

I pari i Qeverisë, Albin Kurti gjatë dorëzimit të aplikimit, tha se kjo letër bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve të Kosovës që kanë punuar me shumë zell për të arritur në këtë ditë.

“Kemi ardhur në Pragë, në qytetin në zemër të Evropës per të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, duke dorëzuar aplikacionin e Republikës Kosovës për anëtarësim në BE. Është dite historike për popullin e Kosovës dhe ditë e jashtëzakonshme për demokraci në Kosovë. Letra që kam sjell bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me zell për të arritur këtë ditë, flet për aspiratat tona për t’ju bashkuar BE-së me të cilët ndajmë idealet e përbashkëta , si një proces historik i paqes dhe prosperiteti. I përgjigjet vizionit të Evropës që është një Evropë që ka një të ardhshme të ndritshme. Vitin e ardhshëm do të shënojme 20 vjetorin e Samitit të Selanikut ku BE-ja i kishte dhënë premtim te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti shtoi se Kosovës i nevojitet ndihma e BE-së, pasi dëshiron të japë kontributin e saj, dhe se BE-ja është destinacioni që shteti ynë synon, dhe ai pret që brenda 9 vitesh Kosova të hyjë në BE.

“E kuptojmë se rruga jonë përpara bazohet në meritat tona vetanake as nuk kërkojmë derë anësore, duam ta ndërtojmë vendin tonë me popullin. Na nevojitet ndihma e BE-së në Kosovë e cila dëshiron të jap kontributin në BE. BE është destinacion që synojmë dhe është fati që përqafojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri te pranimi janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme, që nga Suedia e Finlanda 3 vjet e te Malta 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh. Është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare

Ndërsa, Ministri çek për Çështje Evropiane, Mikuláš Bek tha se Republika Çeke vlerëson arritjet e Qeverisë Kosovës deri tani, ndërsa theksoi se gjashtë muajt e fundit u kanë dhënë vëmendje çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, e që liberalizimi i vizave për Kosovën, është në listën e finales së madhe të Presidencës Çeke në Këshill të Evropës.

“Ne mirëpresim shtytjen e Qeverisë së Kosovës që të vazhdojnë rrugëtimin drejt BE-së. Vlerësojmë arritjet e bëra të Qeverisë së Kosovës deri më tani. Duke bërë këtë ne po ashtu jemi duke plotësuar një nga prioritetet e presidencës tonë të Këshillit, sepse gjatë gjashtë muajve të fundit ne u kemi dhënë një vëmendje të madhe çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, dhe po ashtu na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje në disa çështje të ndërlikuara siç është liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është një nga çështjet në listën e finales së madhe të Presidencës Çeke në Këshill të Evropës”, tha Mikulas Bek.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera