Kur do të ri-procedohet në Kuvend Kodi Civil?
Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 14 December 2022
Projekt-kodi Civil kishte nxitur debat të madh muaj më parë.
Madje, nuk u votua as në Kuvend.
Kundër tij, pos deputetë të opozitës ishin edhe ata të pushtetit.
I njëjti kishte 29 vota kundër, 28 për dhe katër deputetë kishin abstenuar.
Në momentin e votimit në muajin mars të këtij viti në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.
E, pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
Kjo, bëri që Kodi Civil t’i kthehet prapë Qeverisë për ndryshime.
Front Online, për këtë çështje dhe ndryshimet që janë kërkuar, ka kërkuar përgjigje në Ministrinë e Drejtësisë.
Por, nga kjo ministri nuk kanë kthyer përgjigje.
E, po ashtu nuk kanë treguar se as kur pritet të ri-procedohet në Kuvend.
Duda Balje: Nuk do ta votoj Kodin Civil nëse s’janë bërë ndryshime
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje ka thënë për Front Online se janë duke pritur që projekt Kodi-Civil të vijë në komision, por se nuk kanë asnjë informatë rreth kësaj çështjeje.
Thotë, se do të votojë përsëri kundër nëse nuk janë bërë ndryshimet e kërkuara.
“Jemi në pritje që me ardh prej Qeverisë në Komision. Unë qysh kam votua herën e parë, votoj edhe herën e dytë sepse kemi informata se asgjë nuk ka ndryshuar. Ende nuk ka ardhë, unë nuk e di a kanë bërë ndonjë ndryshim apo jo, por nëse nuk kanë bërë unë prapë do të jem kundër”, ka thënë Balje
E, në rast të ndryshimeve vota e saj do të jetë pro.
“Nëse, kanë bërë ndryshime për nenet që ne kemi kërkuar, unë normal votoj për, sepse unë personalisht kundër Kodit Civil asgjë nuk kam. Kam probleme vetëm me këto dy nene dhe këtu është arsyeja e kësaj. Ajo që unë jam kundër është martesa mes gjinisë së njëjtë dhe këtë e dinë të gjithë, edhe nuk kam ndryshuar mendim”, ka shtuar Balje.
Ndryshime, në Kodin Civil, kanë kërkuar edhe nga AAK-ja.
Madje, nga kjo parti thonë për Front Online, se nëse nuk janë bërë ndryshimet e kërkuar përsëri do të votojnë kundër.
“Ne si Grup Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kemi dalë kundër këtij projekt kodi Civil, jo në versionin që është prezantuar dhe deri më tash kemi të njëjtin qëndrim. Nëse bëhen ndryshime, edhe mund të bisedojmë por në formën siç është sjell në Kuvend ne e kemi dhënë qëndrimin tonë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka projekt kodi në fjalë, por nëse nuk merren për bazë që të bëhen ndryshimet siç edhe i kemi adresuar në deklarimet tona në Kuvend atëherë ne nuk do ta votojmë përsëri”, ka thënë deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Bytyqi, ka deklaruar se nuk e dinë saktë se kur Kodi Civil do të vijë në Komision për t’u shqyrtuar.
Sa i përket Projekt Kodit Civil, mund të ju them se po është diskutuar por ende nuk e dimë saktë
Kundër, Projekt Kodit Civil në herën e parë kanë votuar këta deputetë: Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV), Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).
Të tjera
-
Rrạhu gruan në Vushtrri, arrestohet
Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizik...
-
Gjenden dy mịna e tri bọmba të pashpërthyera në Shtërpcë
Një person në Shtërpcë ka raportuar se ka hasur në tri mina dhe dy bomba dore...
-
Ankohet Ugljanin: Një supermarketi në veri Elektrosever ia dërgoi një faturë dy mijë euro
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin ka njof...
-
Tre të vdẹkur brenda 24 orëve në Kosovë
Tre persona janë raportuar të vdekur brenda 24 orëve në raportin e policisë. ...
-
Rrjedhja e dokumenteve zbulon fushatën dezinformuese të Rusisë/ Skema si Moska synonte të njolloste Ukrainën dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin
Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë dezinformuese e Rusi...
-
Paketa të dyshimta iu dërguan zyrtarëve zgjedhorë në të gjithë Amerikën
FBI-ja dhe Departamenti Amerikan i Postës po hetojnë paketat e dyshimta të ma...
-
Krasniqi: Kurti propagandën e ka mjeshtri, veriu është instrumentalizuar për qëllime elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi?
Të martën në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me Përfaqës...
-
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye të Komisionit për Zgjerim
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Disa nga ngjarjet e paraljmëruara për sot. Vazhdon procesi gjyqësor në ras...
-
BERZH sot nis linjën e re të kredisë për bankat vendase
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot nis linjën e re të kre...