Lajme

Kurti sot pret në zyrë Lajçakun dhe Escobarin

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 13 December 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të pres në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në njoftimin për media, thuhet se takimi do të nis nga ora 17:30.

Ky takim vjen pas atij që kreu i ekzekutivit pati dje me Gabriel Escobar.

-Advertisement-

Në komunikatën e lëshuar dje nga Kryeministria, u tha se në takim u theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë.

Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera