Lajme

Escobar sot pritet të takojë liderët e partive politike

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 13 December 2022

Eemisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, sot në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, takon liderët e partive politike.

Pas daljes nga takimet me liderët e shtetit Escobar, mbrëmë, në një deklaratë të shkurtër për media, ai ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë. Ndërsa i pyetur për situatën në veri të vendit, Escobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.

Escobar në takimet e djeshme është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.

-Advertisement-

Vizita e emisarit amerikanë ndodh në kohën kur situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe është e tensionuar. Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Në këtë vizitë ishte planifikuar të ishte edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Megjithatë, ky i fundit, anuloi vizitën në Kosovë e rajon, pasi njoftohet se doli pozitiv me sëmundjen COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera