Lajme

Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Erdhëm në përfundim për më shumë vigjilencë e gatishmëri

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 11 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Ai është shprehur se kanë ardhur në përfundim për më shumë vigjilencë e gatimshmëri.

“Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe anëtarët e tjerë që sipas detyrës janë pjesëtar të mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë, ne diskutuam së bashku dhe erdhëm në përfundimet e mira për më shumë vigjilencë dhe gatimshmëri, për të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, me detyra të veçanta edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe asaj të Brendshme në mënyrë që mundësohet vendosja e paqes, e sigurisë, e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje, Kurti u shpreh se nuk janë kundër askujt sipas përkatësisë etnike.

“Nuk jemi kundër askujt sipas përkatësisë etnike, por vetëm sipas raportit, sjelljeve dhe veprimeve të tyre indivuale apo grupore në raport me sundimin e ligjit në Kosovë”, u shpreh tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera