Udhëtimet zyrtare të Kurtit e Konjufcës nëpër botë, sa ju kushtuan biletat e akomodimi
Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 09 December 2022
Janë bërë publike shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Këto shpenzime janë bërë nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti.
Kryeministri Albin Kurti ka realizuar udhëtime zyrtare në 15 shtete sivjet. Pesë prej këtyre shteteve, i ka vizituar më shumë se një herë.
Për koston e këtyre vizitave, Express i ka siguruar të dhënat nga Zyra e Kryeministrit, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.
Sipas këtyre të dhënave, për akomodim gjatë këtyre udhëtimeve, Kurti ka shpenzuar gati 12 mijë euro. Më së shtrenjti ka paguar për akomodim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vizitës që kishte zhvilluar në muajin maj.
Atje kishte qëndruar për mbi dy javë dhe kishte paguar për akomodim 4 mijë e 853 euro.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti kishte zhvilluar udhëtim zyrtar edhe dy herë të tjera. Gjatë vizitës në Washington DC, kishte paguar për akomodim 1 mijë e 302 euro, derisa për vizitën tjetër nuk figuron ndonjë shpenzim i bërë për këtë qëllim.
Për të fluturuar drejt këtyre shteteve, sipas dokumenteve të ofruara nga ZKM’ja, Kurti ka shpenzuar mbi 19 mijë euro. Ashtu sikurse akomodimi, edhe biletat i kanë kushtuar më së shtrenjti për fluturimet drejt ShBA’së.
Për vizitën e majit, Kurti kishte paguar 4 mijë e 279 euro për bileta. Bileta më shtrenjtë se të tjerat, i ka kushtuar edhe për fluturimin drejt Japonisë, saktësisht 1 mijë e 523 euro.
Bileta i kishte kushtuar më së liri për një udhëtim që kishte zhvilluar në Norvegji, ku kishte paguar 124 euro.
Tek shpenzime tjera/taksa, figurojnë 284 euro. Shpenzime për mëditje dhe dreka e darka s’ka, meqenëse siç thotë Zyra e Kryeministrit, Kurti s’merr asnjëherë mëditje dhe deri tash s’ka pasur shpenzime për dreka e darka.
“Kryeministri Kurti nuk merr asnjëherë mëditje dhe deri më tani nuk ka pasur shpenzime për dreka apo darka zyrtare gjatë udhëtimeve jashtë vendit”, thuhet në fund të dokumentit.
Përveç për Kurtin, Gazeta Express ka siguruar edhe shpenzimet e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Konjufca ka vizituar vetëm katër shtete gjatë këtij viti. Asnjë prej vizitave të tij s’ka qenë më e gjatë se dy ditë.
Shtetet në të cilat ka realizuar udhëtime zyrtare janë Austria, Greqia, Shqipëria dhe Holanda. Për udhëtime drejt këtyre shteteve, Konjufca ka paguar 1947 euro për bileta.
Akomodimi gjatë vizitave në Holandë, Greqi e Austri, të parit të Kuvendit i ka kushtuar 723 euro.
Sipas të dhënave nga Kuvendi i Kosovës, Konjufca ka shpenzuar 574 euro gjatë udhëtimeve në Austri, Greqi dhe Shqipëri.
124 euro figurojnë si shpenzime të tjera. Në total, udhëtimet në këto shtete i kanë kushtuar Kryeparlamentarit 1 mijë e 425 euro.
Nga Kuvendi kanë deklaruar se Konjufca ka shpenzuar edhe 160 euro për telefon, gjatë muajit janar dhe shkurt.
Ndërkohë, shpenzimet për derivate janë llogaritur për gjithë kabinetin dhe sillen rreth 3 mijë e 200 euro.
Aty figuron se janë blerë 3 mijë e 748 litra, me çmim “sipas tregut të bursës në kohë reale”.
Të tjera
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...
-
E rëndë: Albin Kurti ditën e parë të fushatës shkon në drekë tek nëna Ferdonije, por dëgjoni momentin e dhimbshëm kur Ferdonije Qerkezi para disa muajve ankohet që Kurti nuk e ka ndihmuar aspak
Nëna, Ferdonije Qerkezi, e cila në luftën e Kosovës për liri humbi 4 djemt dh...
-
Bedri Hamza: Vizioni ynë i ka rrënjët në punë, sonte filloi një kapitull shprese
Bedri Hamza, pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së, ka postuar edhe disa p...
-
Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit në Ibër-Lepenc, komandanti i KFOR-it flet për arsyen e refuzimit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së...