Qeveria serbe zgjat vlefshmërinë e targave ilegale KM
Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 07 December 2022
Qeveria e Serbisë ka njoftuar se në seancën e djeshme është miratuar një rregullore e cila lejon vazhdimin e regjistrimit të të gjitha automjeteve me targa ilegale të cilat përmbajnë akronimet e qyteteve të Kosovës, KM, PR, GL dhe të tjera.
Rregullorja e miratuar flet për “kushte të veçanta për vlefshmërinë e regjistrimit të automjeteve me shenja regjistrimi të qyteteve dhe komunave” në Kosovë, e cila hyn në fuqi sot.
Njoftimi i qeverisë serbe thotë se këto automjete, si më parë, “do të mund të lëvizin lirshëm në komunikacion, me posedim të policës së sigurimit të detyrueshëm dhe dëshmisë së kontrollit teknik të mjetit, jo më e vjetër se një vit”.
“Qeveria e mori vendimin në përputhje me rregulloren për regjistrimin e automjeteve të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë, si dhe marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit për zgjidhje të përhershme të çështjes së targave të automjeteve” në Kosovë, thuhet në njoftimin e qeverisë serbe.
Dje, mediat serbe raportuan se pronarët serbë të automjeteve me targa ilegale do të jenë në gjendje të vazhdojnë t’i ngasin ato me stikersat (ngjitësit) ekzistues.
Të tjera
-
Kurti në takim me Bettel: Ndihma nga Luksemburgu mbi mesataren e shteteve të BE’së në raport me territorin dhe popullsinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar zëvendësministrin dhe mini...
-
Zgjatet koha e votimit në një qark të Pensilvanisë pasi “mosfunksionimi i softuerit” ndërpret skanimin e fletëvotimeve
Koha e votimit është zgjatur në Cambria County, Pennsylvania, pasi një “mosfu...
-
Haradinaj dhe Limaj dakordojnë programin zgjedhor- Paga mesatare një mijë euro, pensionet 500 euro
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir L...
-
Detaje të reja për shpiunen ruse që u arrestua në MPB: Është implikuar në tenderë të rëndësishëm të qeverisë
Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme konkretisht në departamentin për të H...
-
KOMF: Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, urgjencë për reagim nga shteti
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka bërë të ditur se e ...
-
Pasi u dorëzua në Prokurorinë e Pejës, Noizy përfundon në spital
Rigels Rajku, reperi i njohur si Noizy ndodhet në këto momente në spitalin e ...
-
Ekskluzive: Zbulohet dhe arrestohet një shpiune ruse në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Sot është arrestuar një grua e cila po dyshohet të jetë spiune ruse. Sipas...
-
Buja: Ushtritë në luftë s’pranojnë se kanë humbje, UÇK-ja ka pas nevojë për propagandë
Dëshmitari Shukri Buja tha se në çdo luftë, ushtritë nuk i pranojnë se kanë h...
-
Rritja e rasteve të dhunës ndaj të miturave e zvarritja e lëndëve gjyqësore, u diskutua sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut
Aspektet e të drejtave të njeriut sipas Raportit të Komisionit Evropian për K...
-
Rutte: Italia po e udhëheq edhe një herë KFOR-in, ndihmon në stabilitetin e Ballkanit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Italia është një n...
-
Frikë në SHBA, amerikanët presin sërish dhunë politike pas rezultatit të zgjedhjeve
Katër vjet më parë, Donald Trump kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve, duke pr...
-
Kusari ankohet në KPM për Big Brother dhe Klan Kosovën, kërkon t’i shqiptohet gjoba më e lartë për shkelje të Kodit të Etikës
Juristja e medias, Flutura Kusari ka parashtruar ankesë ditën e sotme në Komi...