Lajme

Vdiq në burgun serb – Artan Zymberi ishte i martuar, la pas edhe fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 07 December 2022

Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, kishte qene i martuar dhe ka lënë pas vetes dy fëmijë.

28 vjeçari po vuante një dënim prej mbi 3 vitesh burg për trafik droge.

Gazeta Insajderi ka arritur që të marrë përgjigje nga burgu “Sremska Mitrovica” për vdekjen e kosovarit Artan Zymberajt.

-Advertisement-

Shteti serb ia ka dorëzuar familjes së Artan Zymberit raportin e obduksionit. Aty ceken arsyet e vdekjes së Artanit, sipas shtetit serb. “Helmim i gjakut si pasojë e ithatit në lukth”, kjo është arsyeja zyrtare që ceket në raportin e obduksionit, ka thënë një familjar i të ndjerit Artan Zymberaj, i cili nuk ka pranuar që të citohet me emër.

Familjarët e Artanit besojnë se kjo nuk është e vërtetë. Janë të bindur që shteti serb e vrau familjarin e tyre.

Për këtë arsye kanë kërkuar një obduksion të dytë për të zbuluar arsyet reale të vdekjes së familjarit.

Por, cili është versioni i burgut ku ai po mbahej, “Sremska Mitrovica”?

Insajderi përmes kolegëve gazetarë në Serbi ka arritur që të marrë një përgjigje nga ky institucion korrektues.

Ata në një raport të gjatë që kanë dërguar për këtë rast, kanë dhënë edhe detaje se pse ai po mbahej në burg.

“I dënuari Zumberi Artan ishte duke vuajtur dënimin me burg në “Sremska Mitrovica” për veprën penale 246 paragrafi 1 (prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve). Ai u dënua me vjet e tetë muaj sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në “Sremska Mitrovicë”, me numër SPK. 22/21. E njëjta gjykatë e ka mbajtur në paraburgim në “Sremska Mitrovica” nga 29 prilli 2021. Personi ka filluar të vuajë dënimin me burg në këtë institucion në datën 03.02.2022”, thuhet në përgjigjen e të njëjtit burg.

Gjatë kësaj jave një familjar i Zymberit i ka thënë gazetës se “obduksioni në Serbi ka konstatuar se i ishte helmuar gjaku për shkak të të thatit në lukth. Nuk i besojmë konstatimeve të tyre. Për këtë arsye obduksioni do të bëhet sërish. Do të bëhet në Norvegji”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera