EULEX shton patrullimet në Veri: Po përpiqemi ta qetësojmë popullatën lokale përmes pranisë sonë
Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 07 December 2022
Incidentet e së martës në veri të vendit kanë shtyrë EULEX-in që të shtojnë patrullat vëzhguese për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë.
Në një përgjigje për Gazetën Express, EULEX thotë se në rast të rritjes së ndonjë tensioni në terren, mund të shtojnë edhe më shumë prezencën.
“Në varësi të zhvillimeve në terren, nuk mund të përjashtohet një rritje e mëtejshme në Njësinë Policore të Specializuar të EULEX-it. Ne tashmë i kemi rritur në mënyrë të konsiderueshme patrullat vëzhguese mobile të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, dhe po përpiqemi ta qetësojmë popullatën lokale përmes pranisë sonë të shtuar në pjesën veriore të Kosovës. Është e rëndësishme që të gjithë njerëzit nga të gjitha komunitetet të jenë të sigurt dhe të ndjehen të sigurt”.
EULEX thotë se që nga data 16 nëntor, përveç patrullave vëzhguese mobile të shtuara dukshëm, zyrtarët e Njësisë Policore të Specializuar dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it janë duke patrulluar në këmbë në të gjitha komunat veriore, gjegjësisht në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
“Përveç NJPS-së, Këshilltarët e Lartë Policorë të EULEX-it në veri janë të bashkëvendosur në Drejtorinë Rajonale Veriu të Policisë së Kosovës dhe ofrojnë këshilla dhe mbështetje për Policinë e Kosovës në nivel të rajonit dhe stacioneve për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigje.
Herën e fundit kur pati frikë për eskalim të situatës në veri për çështjen e targave, EULEX ka përforcuar njësitë e saj rezervë me 23 xhandarë nga karabinierët italianë, me qëllim që t’i ofrojë ndihmë autoriteteve në Kosovë, nëse është e nevojshme.
Ky institucion tha se këto përforcime vazhdojnë të jenë në veri edhe për zhvillimet aktuale.
“Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) përbëhet nga 105 policë polakë të stacionuar në Mitrovicë. Në nëntor, një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë nga 24 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe pesë xhandarë nga Lituania u zbarkua përkohësisht në Kosovë për ta përforcuar kapacitetin e Njësisë Policore të Specializuar ekzistuese të EULEX-it”.
Gjithashtu, EULEX tha se Njësia Policore e Specializuar (NJPS) e EULEX-it dhe Njësia Policore e Specializuar Rezervë (NJPSR) janë duke kryer patrullime vëzhguese mobile 24/7, duke punuar me ndërrime dhe aktualisht janë duke e monitoruar situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë Mitrovicën e Veriut, si dhe janë duke i ndjekur zhvillimet e fundit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.
“NJPS-ja Rezervë do të vazhdojë të jetë e pranishme në terren për momentin”.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot doli me një deklaratë ku tha se janë të shqetësuar se nuk ka kushte për të mbajtur zgjedhjet në veri të vendit.
EULEX thotë se vlerësimi i situatës së sigurisë në lidhje me zgjedhjet lokale është në përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës dhe se ato janë duke u vlerësuar nga institucionet e Kosovës.
Qeveria e Kosovës sot tha se janë në pritje të vlerësimit të situatës në veri nga organet e sigurisë për të vendosur për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë.
Ndërsa, nga Presidenca thanë se janë në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin.
Të tjera
-
Rutte: Italia po e udhëheq edhe një herë KFOR-in, ndihmon në stabilitetin e Ballkanit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Italia është një n...
-
Frikë në SHBA, amerikanët presin sërish dhunë politike pas rezultatit të zgjedhjeve
Katër vjet më parë, Donald Trump kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve, duke pr...
-
Kusari ankohet në KPM për Big Brother dhe Klan Kosovën, kërkon t’i shqiptohet gjoba më e lartë për shkelje të Kodit të Etikës
Juristja e medias, Flutura Kusari ka parashtruar ankesë ditën e sotme në Komi...
-
Gjermania rregullon problemin në platformat e institucioneve, Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë
Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane. K...
-
Ismaili: Historia e lirisë nuk është e plotë pa lirinë e Thaçit dhe Veselit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka vlerësuar se H...
-
Reagon Rjeti i Grave të Kosovës: Ajo që ndodhi mbrëmë në Klan Kosova është e papranueshme
Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pasi mbrënë në Big Brother Vip Kosova, u...
-
‘Raporti për Kosovën’ i KE-së, Osmani: Gjetjet të trajtohen me prioritet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me shefin e Zyrës së Bashki...
-
Nis takimi i Kurtit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin a Punëve të ...
-
Nis takimi i Kurtit me kryediplomatin e Luksemburgut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin ...
-
Të dy prindërit në “Big”, kush po kujdeset për fëmijët? Flet avokatja e Drenusha Latifit
Natën e mbrëmshme pjesë e shtëpisë më të famshme në vend BBVK ka hyrë si bano...
-
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Dielli do të lindë përsëri
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në 4-vjetorin e ...
-
Fillojnë lëkundjet e para në zgjedhje, probleme për makineritë e votimit në shtetin e “flaktë” republikan
Makineritë e votimit kanë pasur probleme teknike në Indiana, sipas asaj që ra...