Lajme

Një ditë pas samitit në Tiranë, Edi Rama shkon në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 07 December 2022

Një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Tiranë Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Bruksel. Rama ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në sesionin e diskutimit rreth Samitit në Tiranë.

“Në orën 13:00 Kryeministri Edi Rama në Bruksel – Në sesionin e diskutimit rreth Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë” njofton kryeministria.

Samiti i Tiranës mes liderëve të Unionit dhe të rajonit të Ballkanit u konkretizua me përfitime konkrete për Ballkanin Perëndimor. Në fund u miratua një deklaratë prej 32 pikash, ku theksohet se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit do të jetë në bazë të meritës.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera