Lajme

Lajçak del me njoftim pas takimit me Kurtin: Folëm për veriun dhe energjinë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 06 December 2022

Emisari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka bërë një njoftim pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Lajcak ka thënë se me kryeministrin e Kosovës kanë diskutuar për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe planet për hapat e ardhshëm lidhur me negociatat.

Emisari sllovak ka treguar se në këtë takim kanë folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës dhe për energjinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera