Inflacioni në Turqi shënon rënie për herë të parë në më shumë se një vit
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 05 December 2022
Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për herë të parë në më shumë se një vit, sipas shifrave zyrtare të publikuara të hënën, megjithëse ai mbetet në shkallën më e lartë në 24 vjetët e fundit.
Në muajin nëntor inflacioni ka shënuar rënie për 0.63 për qind krahasuar me një muaj më parë.
Norma mujore e inflacionit në nëntor ishte 2.88 për qind, krahasuar me tetorin e cila ishte në muajin 3.51 për qind.
Sipas Instituti turk të Statistikave çmimet vjetore të konsumit nga 85.51 për qind në tetor, u ulën në 84.39 për qind në nëntor.
Kjo është hera e parë që inflacioni vjetor në Turqi është ulur që nga maji i vitit 2021.
Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rënia e vlerës së lirës kanë nxitur inflacionin në këtë shtet.
Ekonomistët besojnë se në rritjen e inflacionit në Turqi kanë ndikuar edhe politikat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili beson se ulja e normës së interesit ndikon në ulje të çmimeve, ndonëse teoritë ekonomike flasin për qasje të kundërt.
Bankat qendrore në shumë vende të botës, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë rritur së fundi normat e interesit me qëllim të luftimit të inflacionit.
Rritjet më të mëdha të çmimeve vjetore janë shënuar në sektorin e transportit, me 107 për qind, pasuar nga çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 102.55 për qind, sipas të dhënave zyrtare.
Ekspertët besojnë se inflacioni është më i lartë sesa që paraqitet në statistikat zyrtare.
Grupi i pavarur për Kërkime rreth Inflacionit ka thënë të hënën se norma e vërtetë e inflacionit në Turqi për nëntorin është 170.7 për qind./rel
Të tjera
-
Vila e ish-diktatorit të Shqipërisë hap dyert për artistët
Vila e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, tashmë u përket artistëve. Pë...
-
“Ju jam përjetësisht mirënjohëse” – Ganimete Musliu merr përkrahje në Lubovec e Mikushnicë të Skënderajt
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka zhvilluar mbrë...
-
Lot, emocione, befasi, talente të reja e shumë ekskluzivitete sonte nga ora 20:00 në emisionin “Zgjohu” me Era Berishën
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, po rikthehet fuqishëm me sezoni...
-
“Serbia do të aktivizojë lobuesit kundër këtij nominimi”, Rushiti thotë se duhet një strategji për sukses për Çmimin Nobel
“Serbia do të aktivizojë lobuesit kundër këtij nominimi, por kjo është një fi...
-
Elezi: Sot skadon afati për vëzhgues, akreditimi i mediave deri më 4 shkurt
Sot përfundon afati për organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe...
-
Pete Hegseth u konfirmua si Sekretar i Mbrojtjes së SHBA-së me një votë vendimtare dhe në mes akuzash
Pete Hegseth, kandidati i Donald Trump për Sekretar të Mbrojtjes të SHBA-së, ...
-
Bojkotimi i blerjeve në Kroaci shkakton pothuajse 50 për qind më pak qarkullim
Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve,...
-
Me urdhërarrest të Gjermanisë arrestohet një polak në Kosovë
Një shtetas polak është arrestuar dje pasdite në pikën kufitare të Glloboqicë...
-
Vrạsje në tentativë mbrëmë në Prishtinë
Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prisht...
-
Dakaj: Ramush Haradinaj për tre ditë zhvillojë takime në SHBA më shumë se Albin Kurti e Donika Gervalla për 4 vite
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ta...
-
Jeta Rafuna në Prishtinë: Të punojmë fortë për fitoren tonë të madhe me 9 shkurt
Kandidatja me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...