Këshilli Gjyqësor i Kosovës: Nga nesër gjykatat vazhdojnë punën me kapacitete të plota
Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 02 December 2022
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka njoftuar se gjatë mbledhjes së mbajtur sot, ka marrë vendim që, nga data 3 dhjetor 2022, gjykatat do të vazhdojnë punën me kapacitete të plota.
Kështu është njoftuar nga KGJK-ja përmes një komunikate të plotë, nga ku është njoftuar edhe se, pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta në mes KGJK-së dhe qeverisë do të vazhdojnë deri në një vendim tjetër.
Po ashtu në komunikatë thuhet se, në rrethanat e krijuara, KGJK-ja ka vlerësuar se gjykatat duhet t’i kthehen punës me qëllim që të vazhdojnë ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Komunikata e plotë:
02 dhjetor 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, me datë 2 dhjetor 2022, ku ishin prezent edhe kryetarët e gjykatave, mori këtë vendim:Ndryshohet pjesërisht vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës KGJK.nr.444/2022, i datës 23 nëntor 2022, në pikën II, III, IV dhe V, si në vijim:
1.Nga data 3 dhjetor 2022 gjykatat vazhdojnë punën me kapacitete të plota.
2.Pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojnë deri në një vendim tjetër, ndërsa Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat do të marrin pjesë në komisionet dhe grupet tjera ku pjesëmarrja përcaktohet me legjislacionin në fuqi.
3.Mbetet në fuqi pika I e vendimit KGJK.nr.444/2022, me të cilin “Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Kryetarët e gjykatave, kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë të anuloj vendimin Nr. 03/109, të datës 23 nëntor 2022.
Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit është mbajtur me qëllim të diskutimit lidhur me situatën e re të krijuar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 03/109, të datës 23 nëntor 2022.
Në rrethanat e krijuara, Këshilli vlerësoi se gjykatat duhet t’i kthehen punës nga data 3 dhjetor me qëllim që të vazhdojnë ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
KGJK mbetet e përkushtuar që të mbroj pavarësinë institucionale dhe funksionale të sistemit gjyqësor, prandaj mbetet i pa ndryshuar qëndrimi i KGjK-së dhe kryetarëve të gjykatave me të cilin i kërkohet Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shfuqizoj vendimin Nr. 03/109 dhe njëkohësisht kërkojnë që qeveria të respektoj kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjet në fuqi, për të ruajtur dhe promovuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, përfshirë statusin e gjyqtarëve dhe pagat.
KGJK kërkon që në Ligjin për Pagat dhe në Ligjin për Zyrtarët Publik të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e vet rregullimit të pagave brenda sistemit gjyqësor, duke i pranuar qëndrimet dhe komentet e KGjK-së dhe njëkohësisht kërkon që të pranohet statusi i veçantë i administratës gjyqësore, përfshirë çështjen e pagës siç është kërkuar me komente nga KGjK dhe sindikatat.
Tendencat për ndërhyrje në punën e gjyqësorit përmes vendimeve dhe gjuhës denigruese të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë të papranueshme, prandaj, pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta do të vazhdojnë derisa të vazhdojnë tendencat e ekzekutivit për cenimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor. Këshilli dhe gjykatat sigurojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se janë të vendosur për avancimin e sistemit gjyqësor dhe ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim.
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...