Lajme

Inicohet kallëzim penal ndaj burrit që deklaroi rrejshëm në Polici

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 02 December 2022

Policia sot ka informuar se është inicuar kallëzim penal ndaj një personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Sipas Policisë, i dyshuari në deklaratën e tij ka cekur se e kishte inskenuar rastin në tërësi me qëllim që të sigurojë një dosje nga Policia pasi kishte plane që të udhëtonte jashtë vendit me familje.

“Më datën: 15.11.2022 Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informacion për një rast Grabitje po në Gjilan. Sektori Rajonal i Hetimeve i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë filluar hetimet lidhur me rastin. Pas një pune intenzive hetimore mirë të organizuar, grubullimit të informacioneve në terren, intervistimit të dëshmitarëve sot datë: 02 dhjetor 2022 janë siguruar prova të mjaftueshme se i dyshuari ka inskenuar rastin dhe ka deklaruar rrejshëm në polici. I dyshuari në deklaratën e tij ka cekur se e kishte inskenuar rastin në tërësi me qëllim që të siguroj një dosje nga policia pasi që kishte plane që të udhëtojnë jashtë vendit me familje. Me vendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit S.E. (1955) mashkull shqiptar shtetas i Kosovës është inicuar kallëzim penal nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” nga neni 382 i KPRK-së.”, ka informuar Policia.

-Advertisement-

Ndërkohë, rasti me gjitha shkresat është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan, në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera