Parlamenti Evropian: Negociatat për liberalizmin e vizave mund të nisin në dhjetor

Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 02 December 2022
Të mërkurën, ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
E nga kjo e fundit deklaruan se po bëhen gati për fillimin e negociatave.
Zëdhënësi i Parlamentit Evropian për politika të vizave, Janne Ojamo, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se negociatat në mes të Kosovës, Parlamentit Evropian dhe Këshillit ka gjasa të nisin gjatë dhjetorit, por pa dhënë ndonjë datë.
“Parlamenti Evropian është në përgatitje të negociatave me Këshillin. Ka gjasa që takimet trilaterale (Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni) të zhvillohen në dhjetor dhe do të duhen disa takime për të arritur një marrëveshje. Pasi legjislacioni të jetë finalizuar dhe miratuar nga seanca plenare e PE-së dhe nga Këshilli, marrëveshja aktuale e liberalizimit duhet të negociohet në mënyrë dypalëshe midis vendit të tretë dhe Komisionit Evropian”, tha Ojame për Klankosova.tv.
Sipas këtij vendimi, lëvizja pa viza për personat që janë të pajisur me pasaportë të Kosovës do të jetë e mundur pas hyrjes në fuqi të sistemit evropian të udhëtimit, ETIAS.
Data e mëtuar që ky sistem të aktivizohet është fillimi i muajit nëntor të vitit 2023.
E në rast se do të ketë vonesa për ETIAS, liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.
Parlamenti Evropian para katër vjetëve kishte votuar një rezolutë e cila rekomandonte për heqjen e vizave për Kosovën.
Kjo pasi ishte konstatuar se ishin plotësuar të gjitha kriteret.
“Pas heqjes së vizave për shtetasit e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në vitin 2009 dhe për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në vitin 2010, Kosova mbeti e izoluar, duke u bërë vetmi vend ballkanik, shtetasve të së cilit u duhej ende viza për të udhëtuar në BE”, thoshte PE.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...