Lajme

Gruaja e vrarë ishte në javën e fundit të shtatzënisë, nga të shtënat vdiq edhe foshnja

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 30 November 2022

Gruaja e vrarë sot para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të shtatzënisë, ndërroi jetë edhe foshnja, raporton Gazeta Shneta.

Gruaja 35-vjeçare e cila u qëllua për vdekje sot para hyrjes së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Nga të shtënat ka mbetur e vdekur edhe foshnja.

Gazeta ka mësuar se e ndjera ishte shtrirë në Gjinekologji për terminin e lindjes, por para disa minutash ishte takuar me ish-bashkëshortin e saj në oborrin e klinikës.

-Advertisement-

Ish-bashkëshorti dyshohet të ketë shtënë disa herë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur nënën bashkë me foshnjën.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se po hetohet nga njësitet në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera