Kosovarët të zhgënjyer me 𝕁𝕆 festën e flamurit në Shqipëri
Autori: H.Smajli 15:36 | 29 November 2022
Nuk ka nevojë as të dalësh nga shtëpia, ndërtesa apo objekti ku banon në Kosovë për të parë se është një ditë e shënuar. 28 nëntori nuk zë asnjëherë pa flamur asnjë shtëpi kosovari (siç na quajnë vëllezërit tanë). Madje festa e urimet fillojnë edhe një ditë para e nuk ndalen edhe një ditë pas përvjetorit të ngritjes së flamurit, kuq e zi, në Vlorë.
E të tilla ngjyra merr e gjithë Kosova. Përveç që zyrtarisht konsiderohet një festë shtetërore më shumë kjo zë vend në shpirtin e çdo shqiptari të Kosovës, të paktën tek ata që e shquajnë veten për të tillë. Kjo festë dhe urimet për të në raste jo të rralla zgjasin edhe gjatë tërë javës. Përveç që kjo ditë shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Ditë pushimi e feste. Në dritaret e çdo biznesi e çdo shtëpie kishte një flamur, apo një shenjë kuq e zi që shënonte datën e madhe e tregonte se sot (28 nëntor) nuk do të ketë punë.
Kjo festë nisë nga secila familje. Në mundësitë e veta financiare ata mundohen që të bëjnë diçka më ndryshe që e bën dallimin e kësaj dite prej ditëve të zakonshme. Për të vazhduar me qytetin, lokalet e bizneset.
Çdo lokal në kryeqytetin e Kosovës dhe jo vetëm, gjatë gjithë ditës e më shumë në mbrëmje nuk ndal muzikën patriotike që ndër vite ka mbajtur gjallë e ka frymëzuar çdo qytetar shqiptar anembanë botës.
Pamje nga festimet në Kosovë
Nuk mbaron me kaq. Në shkollat e kopshtet e Kosovës asnjëherë nuk mungojnë organizimet për 28 nëntor, e ngjyrat kuq e zi janë veshja e pothuajse çdo nxënësi e mësuesi në këtë ditë. Poezi, këngë, vallëzime, art kuq e zi.
Pamje nga organizimi në shkollën fillore “Bafti Haxhiu” në Viti
Por si për çudi e njëjta nuk ndodhë edhe në vendin ku u ngrit flamuri. Shqipëria marrim shembull në këtë rast, Vlora pati festën e organizuar nga Bashkia dhe nga qeveria e Shqipërisë për ceremoninë e ngritjes së flamurit ku padyshim nuk do të mungonin krerët e Kosovës. Por kjo lumturi e festë kurrsesi të futet në shpirtin e shqiptarëve të Shqipërisë, në shpirtin e shitësit në rrugë apo të fëmijës së vogël në shkollë.
Shumë shqiptarë të Kosovës ja mësynë qyteteve të Shqipërisë e sidomos atyre që mbajnë histori të bujshme në muret e rrugët e tyre të lashta, mirëpo për tu kthyer të zhgënjyer nga atmosfera atje nëse mund ta quajmë kështu.
Ndryshe nga Kosova ku çdo 10 metra (ndoshta edhe më afër) në qytet gjeje një flamur të vendosur qoftë nga komuna apo nga qytetarët në bizneset e tyre, kjo nuk bëhet edhe në Shqipëri.
Po e vazhdojmë edhe me Krujën. Me historitë që rrëfyen kosovarët që shkuan të festojnë e me ankesat që bënë në rrjetet e tyre sociale.
Ky qytet i lashtë me një histori të jashtëzakonshme, dukej gati i shuar në këtë ditë të madhe, madje edhe lokalet afër, Kalasë së Krujës, muzeut të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ishin pa muzikë, festë e flamuj. Gjithçka të jepte përshtypjen e një dite normale, madje edhe më normale se që duhej të ishte në ditë pune.
Megjithatë nuk mungonin disa flamuj në rrugët krysore e afër shtatores së Skënderbeut.
Por ç’të themi, ndoshta në nëntorin tjetër, duhet të qëndrojmë të festojmë në Kosovë, apo edhe të mblidhemi të gjithë të “pushtojmë” çdo qytet në Shqipëri me shpirtin tonë festiv dhe tu tregojmë se si festohen të tilla data të shënuara historike prej të cilave nisi epoka e lavdishme e shqiptarëve të çliruar. Datë që frymëzoi edhe Kosovën të vazhdonte luftën e të mos ndalej deri në çlirimin e tërësishëm të saj.
Megjithatë nëse themi që nuk kishte fare festë gënjejmë. Mirëpo edhe ato shumica prej tyre nëse jo të gjitha ishin të organizuara nga shteti apo komunat që në një formë të duken pakëz edhe si detyrim.
Një festë e madhe mblodhi shqiptarët në Tiranë, ku do të përformonte për ironi të fatit sërish një artiste me famë botërore e lindur në Kosovë, që po këto ditë me mburrje e krenari pranoi shtetësinë e shtetit shqiptar. Në bazë të postimeve në rrjetet sociale, një pjesë jo e vogël e kosovarëve gjendeshin edhe në këtë organizim, ndoshta të vetmit që nuk u kthyen të zhgënjyer pasi që padyshim kanë kaluar mirë e janë ndarë të kënaqur në një koncert të Dua Lipës.
E festën në një nivel tjetër e kanë dërguar bashkatdhetarët kosovarë në Evropë e më gjerë. Festa e tyre në ditën e flamurit, pa asnjë dyshim mund të quhet e jashtëzakonshme. Për të mos e zgjatur më shumë, po ju lëmë më poshtë pamjet që ta bëni vetë vlerësimin.
Ndoshta vlen edhe të theksohet se festën e përvjetorit të pavarësisë nuk e festojnë vetëm kosovarët. Shpalljen e pavarësisë e ngritjen e flamurit e feston çdo shtet i botës./Gazeta Infokus/
Pamje nga festa e shqiptarëve në Bruksel
“Marigonat e Kosovës në Nju Xhersi” – Shoqata e Femrave Shqiptaro Amerikane – Marigona
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjes...
-
Lajm fantastik për të rinjtë e komunës së Shtimes
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hamza: Do të rrisim buxhetin për barnat esenciale për 100%
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe dhe fond 25 milionë euro për bursa
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmu...
-
Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për t...
-
Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Tahiri: Rahoveci vulosi fitoren, programi i Haradinajt po i bashkon njërëzit si në rrugën për liri
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Hamza zotohet: Nëse s’i rriti pagat për 50%, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Musliu: Drenica e Adem Jasharit dhe e Hashim Thaçit, sot e tha fjalën e vet, kur Drenica ngrihet në këmbë fitorja është e garantuar
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 12, Ganimet...
-
Arton Demhasaj: Atë që po e bën Haga formalisht kundër ish-krerëve të UÇK-së, Albin Kurti po mundohet ta bëj politikisht
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, k...
-
Fondi për Papunësinë do të startojë me një shumë prej 20 milionë eurosh
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...