Lajme

Nesër mblidhen dy kuvendet -Kryetari i Lëvizjes për Bashkim ka një propozim

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 26 November 2022

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se seanca e parë e përbashkët e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës për Ditën e Flamurit do të duhej të konkretizohej me krijimin e një Asambleje Parlamentare të përbashkët.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murati tha se Asambleja Parlamentare e përbashkët është një hap drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues.

“Vetëm krijimi i këtyre mekanizmave të përbashkët integrimin e bën realitet, në shërbim të qytetarëve dhe bashkimin e ardhshëm më të lehtë e më të natyrshëm”, shkroi Murati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera