LDK: Kjo qeveri, e vetmja në botë që në kohën e inflacionit të lartë i ulë pagat
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 24 November 2022
Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manja përmes një konference për media tha se LDK-ja është kundër zvogëlimit të pagave në drejtësi.
Ai u shpreh se kjo qeveri është e vetmja në botë që në kohën e inflacionit të lartë i ulë pagat.
“Dje qeveria e Kosovës i dha goditje sistemit tonë të drejtësisë, në momentin kur ne ishim në pritje të vendimmarrjes për rritjen e pagave në sektorin publik, ndodhi e kundërta, qeveria i uli pagat. Kjo qeveri është e vetmja në botë, që në kohën e inflacionit të lartë i ulë pagat. Ulja e pagave për gjyqëtarët dhe prokurorët, si dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është njëra nga goditjet më të mëdha të kësaj qeveria që i ka dhënë institucioneve të pavarura kushtetuese”, u shpreh ai.
Ai tha se ulja e pagave në ulja e pagave nënkupton ikjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve profesionist nga sistemi ynë i drejtësisë.
“Vendimi skandaloz i qeverisë, cënon punën edhe ashtu të cënuar të sistemin tonë të drejtësisë, i cili po goditet në të gjitha anët. Ulja e pagave nënkupton ikjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve profesionist nga sistemi ynë i drejtësisë”.
“Ulja e pagave nënkupton ngadalësimin e zgjidhjeve të rasteve në sistemin tonë të drejtësisë, edhe poashtu që janë të vonuara për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ulja e pagave, nënkupton stimulim të korrupsionit në sistemin tonë të drejtësisë. Ulja e pagave është goditje për vendosjen e rendit dhe të ligjit në shtetin tonë”, u shpreh ai.
Të tjera
-
Lajcak: Kosova të nis themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i pyetur për zbat...
-
Komandanti i KFOR-it: Bëmë përforcimin më të madh në dekadën e fundit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatë...
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...
-
Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të ...
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...