Lajme

Tahiri: Sikur të dëgjoheshin amerikanët afati për targat ilegale do të ishte 10 muaj

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 24 November 2022

Ish-kryenegociatorja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Infous.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka thënë se nëse do të dëgjoheshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, afati për targat ilegale do të ishte 10 muaj, derisa tani ende nuk dihet edhe sa kohë do të qarkullojnë këto targa në veri të vendit.

“Prapë nuk u bë publike marrëveshja, nuk i dimë edhe çfarë kompromise tjera ka bërë Kurti si në të kaluarën”, ka shkruar Tahiri.

-Advertisement-

Ndërkaq, ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk guxon bëj marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë, ngase nëse lëshon pe sipas saj përballë do ta ketë popullin e Kosovës.

“Nëse lëshon pe përballë do ta gjej popullin e Kosovës, të cilin e njoh mirë sepse është popull shembullor që dinë të mbrojnë interesat kombëtare!”, ka shkruar ish-kryenegociatorja Tahiri.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia të mërkurën mbrëma ranë në ujdi për çështjen e targave në Bruksel, ku u morën vesh që Kosova të mos gjobitë ata që qarkullojnë me targa ilegale, derisa Serbia nuk do të lëshoj më targa “KM” dhe të tjera për qytetarët serb të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera