Lajme

10 të vrarë në Ukrainë nga 70 raketat e lëshuara nga Rusia

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 24 November 2022

Sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë Ukrainën dje, pasi Rusia lëshoi një breshëri sulmesh në infrastrukturën civile.

Dhjetë persona u vranë dhe sulmet detyruan mbylljen e centraleve bërthamore dhe ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në shumë vende.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky se dje ishin lëshuar 70 raketa nga Rusia, shkruan Sky News.

-Advertisement-

“Është vetëm një ditë, por ne kemi marrë 70 raketa. Kjo është formula ruse e terrorit. E gjithë kjo është kundër infrastrukturës sonë energjetike. Spitalet, shkollat, transporti, zonat e banuara të gjitha kanë pësuar”, tha ai.

Kievi ishte një nga objektivat kryesore të sulmeve të djeshme, derisa Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, tha se tre ndërtesa shumëkatëshe u goditën, ku humbën jetën 10 persona.

I gjithë rajoni i Kievit, shtëpia e më shumë se tre milionë njerëzve, humbi energjinë elektrike dhe ujin e rrjedhshëm pas sulmeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera