Lajme

Lladrovci: Vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer!

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 22 November 2022

Sot, në Shkup, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pranuar çmimin evropian për Qeverisje të shkëlqyer dhe demokratike, pasi janë përmbushur 12 Parimet e Këshillit të Evropës për qeverisjen lokale.

“Rruga jonë integruese euro-atlantike nuk ka alternativë, andaj, me përkushtim i kemi përmbushur 12 Parimet e Këshillit të Evropës për qeverisje të mirë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

-Advertisement-

Është nder i veçantë për mua, zyrtarët dhe qytetarët e komunës tonë që sot në Shkup, u nderuam me Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer, bashkë edhe me pesë komunat tjera nga Kosova, tri nga Kroacia dhe nëntë nga Maqedonia e Veriut.

Falënderoj zyrtarët dhe drejtuesit e Shoqatës Evropiane për Demokraci Lokale – Alda për vlerësimin, zyrtarët e Komunës së Drenasit, në veçanti Afrim Prokshin si dhe kontribuuesit tjerë për të qenë ne në mesin e fituesve të këtij çmimi prestigjioz.

Rruga jonë integruese euro-atlantike nuk ka alternativë, andaj, me përkushtim i kemi përmbushur 12 Parimet e Këshillit të Evropës për qeverisje të mirë.

Këto parime, mbesin synime të qëndrueshme e të pandryshueshme në qeverisjen tonë të mirë dhe demokratike, kështu do të vazhdojmë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera